LAJMI I FUNDIT:

“Skena apokaliptike”: Tornado që lëviz me 230 kilometra në orë, zgjeron zjarrin në zona të ndryshme të Kalifornisë (Video)

“Skena apokaliptike”: Tornado që lëviz me 230 kilometra në orë, zgjeron zjarrin në zona të ndryshme të Kalifornisë (Video)

Pamjet e reja të zjarrit që ka kapluar Kaliforninë, dëshmojnë se bëhet fjalë për një zjarr shumë më të madh që ndonjëherë ka prekur këtë zonë.

Ajo çfarë e ka ndihmuar zjarrin të zgjerohet ka qenë tornado me madhësi të tri fushave të futbollit, kurse shtëllunga lëvizte me shpejtësi prej 230 kilometrave në orë, transmeton Telegrafi.


Në thellësi të këtij zjarri temperaturat arrijnë deri në 1400 gradë celsius. Pamjet janë filmuar gjatë muajit të kaluar, kurse ekipet e zjarrfikësve i kanë publikuar tani. Në këtë zjarr ka humbur jetën edhe një koleg i tyre, zjarrfikësi Jeremy Stokes, 37-vjeç.

Stokes po u ndihmonte banorëve të Redingut derisa evakuoheshin, kur ngeci në një zonë të përfshirë nga zjarri, ndërsa raportohet se mbi 1077 shtëpi janë shkatërruar plotësisht.

Por, nuk i zjarrfikësve që humbën jetën në detyrë është duke u rritur. Tri ditë më parë është raportuar për vdekjen e një zjarrfikësi tjetër nga Utah. /Telegrafi/