LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Kryesia e Partisë Popullore Demokratike (DNP) pro-serbe, e udhëhequr nga çetniku, Andrija Mandiq, njëzëri vendosi të pezullojë mbështetjen e mëtejshme për qeverinë malazeze deri në përmbushjen e një kërkese – arsyeja ishte votimi i Malit të Zi për Rezolutën për Srebrenicën.

DNP tha se parakusht edhe për të shqyrtuar mundësinë e mbështetjes së mëtejshme për qeverinë e kryeministrit, Milojko Spajiqit është miratimi i rezolutës për ‘gjenocidin’ në Jasenovac, më së voni deri në fund të qershorit.

Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si "Jugu Global"
Lexo po ashtu Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si "Jugu Global"

“Në rast se rezoluta e lartpërmendur, një nga iniciatorët e së cilës është kryeministri Milojko Spajiq, nuk votohet, kjo automatikisht do të nënkuptonte përfundimin e negociatave të mëtejshme dhe mohimin e mbështetjes sonë për qeverinë e 44-të. Presidenca e DNP beson se kryeministri e ka të qartë se dështimi për të miratuar rezolutën për gjenocidin në Jasenovac, kjo nënkuptonte edhe fundin e qeverisë së tij në këtë format të shumicës parlamentare”, njoftoi DNP.

Milojko Spajiq

Ndërkohë, ata deklarojnë se vendimi për votimin e rezolutës së Srebrenicën është i paligjshëm dhe i marrë pa konsultim me partnerët e koalicionit si dhe krejtësisht në kundërshtim me interesat kombëtare, shtetërore e politike të Malit të Zi.

“Rezoluta për Srebrenicën e votuar nga Qeveria e Malit të Zi në preambulën e saj përforcon rezolutën 819 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të 16 prillit 1993, e cila paraqet masa të përkohshme dhe detyrimin për të parandaluar gjenocidin në Serbi dhe Mal të Zi me kërcënimin e sanksioneve shtesë. Me këtë akt votimi në të njëjtën kohë, Qeveria e Malit të Zi shpalli gjenocidal mbi 30 për qind të qytetarëve të vet të cilët e identifikojnë veten si serbë, në të njëjtën kohë duke nxitur tensione kombëtare dhe përçarje shtesë në shoqërinë malazeze”, shtoi DNP.

Kujtojmë se për rezolutën votuan 84 anëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe vetëm 19 ishin kundër gjersa 68 abstenuan, raporton vijesti.me.

Kërkesat e partisë pro-serbe të Malit të Zi:

Dorëzoni kapituj konkretë dhe të standardizuar në kohë mbi zbatimin e programit “Evropa Tani 2”, në bazë të të cilit PES fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 11 qershorit dhe të cilin DNP përfundimisht vendosi të mbështesë qeverinë e Milojko Spajiqit;

Fillimi i një nisme kushtetuese për standardizimin e gjuhës serbe si gjuhë zyrtare;

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi
Lexo po ashtu Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Si pjesë e nismës së përmendur, të përcaktohen normat për veprat penale jostatutore në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht për ato vepra që kanë të bëjnë me plaçkitjen brutale me dekada të Malit të Zi dhe qytetarëve të tij;

Të propozojë zgjidhje ligjore dhe marrëveshje ndërshtetërore për shtetësinë e dyfishtë me Republikën e Serbisë;

Kushtetuta dhe ligji për të standardizuar trengjyrëshin si flamur kombëtar;

Të shkarkohen një sërë ministrash për të cilët ka dyshime serioze se kanë lidhje me grupe të organizuara kriminale dhe aktivitete korruptive;

Në aneksin e marrëveshjes ekzistuese të koalicionit, specifikoni dhe angazhohuni për përmbushjen e kërkesave të sipërpërmendura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?

Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?

Botë
Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Botë
Netanyahu kundërshton ndalimin e luftimeve gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë

Netanyahu kundërshton ndalimin e luftimeve gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë

Botë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Botë
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Kalo në kategori