Del në shitje ‘tanku’ për përdorim privat, i lejuar edhe për rrugë (Foto)
Ka dalë në shitje makina SUV që është e lejuar edhe për rrugë, e cila i reziston plumbave, si dhe mund të lëshojë dritë aq të fuqishme sa të verbojë përkohësisht gjithkënd që është përpara.
I pajisur me sistemin që t’i mbrojë ata që janë brenda nga ndonjë pritë – përfshirë edhe dorezat elektrike të dyerve – Rezvani Tank Military Edition që është i lejuar edhe për rrugë, mund të blihet për 250 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Makina e jashtëzakonshme, që ka një ekran që funksionon përmes energjisë termale, kompletohet për 14 deri në 24 javë, andaj për të rezervuar një të tillë, duhet paguar dymijë euro. Në stok nuk ka asnjë, andaj për secilën duhet bërë rezervim paraprak.
Prodhuesit premtojnë se e ka nivelin e shtatë të mbrojtjes balistike, duke bërë që t’i përballojë edhe armëve me kalibër të lartë.
Altoparlantët dhe mikrofonat e vendosur përjashta, i japin mundësi shoferit të komunikojë me të pranishmit nga brenda, pa pasur nevojë të hapë derën apo dritaren e makinës, që ka motor prej 6.4-litrave që prodhon 500 kuajfuqi.
Tank Military Edition, është krijuar nga kompania Razvani, me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.
Ky ‘tank’ lëvizë në rrota të veçanta, që janë krijuar nga një masë që nuk shpohet, ndërsa nuk janë të fryra me ajër.
Mund të lëshojë një dritë të fuqishme, që ia bën të pamundur të gjithëve që janë përpara të lëvizin, duke i verbuar përkohësisht.
Nga frika se mund të sulmohet me ndonjë gaz helmues apo trullosës, ky Razvani ka një sistem special izolimi dhe brenda nuk hyn asgjë, teksa ndodhen edhe disa maska kundër gazit, që të shfrytëzohen kur dilet prej veture. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Rreth 11 miliardë dollarë: Honda vjen me investimin më të madh të automjeteve në Kanada
Shoferi i Tesla në SHBA tha se ai po përdorte Autopilot kur goditi për vdekje një motoçiklist
Tesla shiti startupin gjerman që prodhon produkte me karikim me valë, por mban inxhinierët
Porsche prezantoi Macan-in elektrik, i disponueshëm në dy versione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë