LAJMI I FUNDIT:

Juventusi e sheh Kanten si zëvendësues të Pjanicit

Juventusi e sheh Kanten si zëvendësues të Pjanicit

Skuadra e madhe italiane, Juventusi, e sheh N’Golo Kanten si zëvendësues të boshnjakut Miralem Pjanic, nëse ky i fundit largohet nga Torino këtë verë.

Zonja e Vjetër është njëra nga skuadrat më aktive në këtë afat kalimtar pasi tashmë kanë siguruar nënshkrime të mëdha si Mattia Perin, Joao Cancelo, Emre Can dhe Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, përveç afrimeve në skuadër, drejtuesit e klubit të madh italian duhet të sistemojnë edhe disa largime të mundshme, ku shumë lojtarë të tyre janë të kërkuar në gjithë Evropën.


I tillë është edhe mesfushori boshnjak, Pjanic, i cili po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane, e në veçanti ato angleze.

Pjanic mund të largohet nga Juventusi (Getty Images)
N’Golo Kante (Getty Images)

Pjanic pritet të largohet nga Torino drejt Manchester Cityt pasi kampionët e Ligës Premier dështuan të nënshkruajnë me Jorginhon, që u transferua te Chelsea.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi ka bërë mesfushorin e Chelseat, Kante, zgjedhjen e tyre të parë për të zëvendësuar Pjanicin nëse ky largohet nga Torino.

Juventusi tani është duke kërkuar që të luftojë me Paris Saint-Germain për Kanten, edhe pse Chelsea thuhet se nuk do të pranonte oferta më të ulëta se 80 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Ndërkombëtare
Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Serie A
Kalo në kategori