Osmani: Opozita duhet të kuptojë se Maqedonia nuk ka të ardhme pa BE-në dhe NATO-n
Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, konsideron se kundërshtimi i opozitës ndaj marrëveshjes për çështjen emrit me Greqinë, i cili, siç thotë ai është marrëveshje për gjeneratat e ardhshme, dhe jo për zgjedhjet e ardhshme, do ta komplikojnë situatën politike në vend. Por, ende shpreson se OBRM-PDUKM-ja do të kuptojë se vendi nuk ka të ardhme pa BE dhe NATO dhe se ashtu do të veprojë. Megjithatë, ai është i bindur se pa përkrahjen e opozitës, procesi mund të mos jetë i suksesshëm, para gjithash, siç thotë, për shkak besimit në zgjidhje dhe vlerësimit të popullit.
“Opozita ende po e mban peng këtë proces, dhe me këtë edhe ardhmërinë e shtetit. Do të donim që këtë luftë ta udhëheqim bashkërisht me opozitën, por, nëse është e nevojshme do ta bëjmë edhe pa ato dhe do të përfundojmë me sukses. Besoj se me përkrahjen e madhe nga qytetarët do të arrijmë ta bëjmë në kohën e planifikuar”, thotë Osmani në intervistën për gazetën greke “Etnos”, raporton AIM.
I pyetur se nëse referendumi që do të mbahet vjeshtën që vjen është i pasuksesshëm, zëvendës Kryeministri tha se nuk pret që të ndodh një gjë e tillë, për shkak, ka besim tek populli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thekson se për këtë shkak punojnë ta bindin opozitën që të premtojë se do të përkrah vullnetin e qytetarëve si të jetë dhe se të njëjtën gjë do ta bëj edhe Qeveria.
“Nëse ka një votë më shumë kundër marrëveshjes ne do ta respektojmë atë vullnet të njerëzve”, thotë Osmani.
Duke u përgjigjur në pyetjen çka nëse ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, mundësi që e tha Zoran Zaevi, dhe në Qeveri do të vij partia e cila nuk pajtohet me marrëveshjen, Osmani thotë se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk janë prioritet sepse zgjedhjet do ta ngadalësonin referendumin, por beson se edhe nëse mbahet zgjedhjet parlamentare përsëri do të fitonin.
Si sfida më të madha të vendit që ballafaqohet në rrugën drejt BE-së, i cekën korrupsionin dhe sistemin gjyqësor, por edhe vendosja e sistemit të meritokracisë, vlerësimit të punës dhe krijimi të shërbimeve shtetërore në interes të qytetarëve.
“Jemi të gatshëm që fuqishëm të përkushtohemi në këto reforma, të cilat do të sjellin ndryshime të shpejta”, thotë Osmani duke shtuar se sfidë e madhe e vendit janë përgatitjet e vendit në procesin e skriningut dhe më pastaj bisedimet me BE-në, sepse, siç thotë ai, sistemi i legjislacionit, social dhe ai politik duhet të jenë me standardet e BE-së.
Në lidhje me interesin e vendeve tjera ndërkombëtare, mes tjerash edhe Rusia për rajonin, për momentin kur janë përshpejtuar hapat për në BE dhe NATO, Osmani thotë se Moskva nuk resurse, as interes aq të madh të krijojë probleme në këtë rajon për një periudhë të gjatë.
“Besoj se përpjekjet e tanishme të Rusisë janë përpjekje e fundit që ta ndalojë apo ta ngadalsojë procesin e pakthyeshëm e anëtarësimit të Maqedonisë ne BE dhe NATO”, tha Bujar Osmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak