LAJMI I FUNDIT:

Wanda: Argjentina nuk ka ‘numër 9’ më të mirë se Icardi

Wanda: Argjentina nuk ka ‘numër 9’ më të mirë se Icardi
Mauro Icardi (Foto: Getty Images)

Gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, pohon se Argjentina duhet ta sjellë një trajner që nuk do të ndikohet nga të tjerët.

Albicelestët zhgënjyen nën drejtimin e Jorge Sampaolit në Kampionatin Botëror në Rusi dhe largimi i tij nuk është kurrfarë befasie.


Mauro Icardi (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, sulmuesi Interit nuk ishte ftuar te kombëtarja e tij, përkundër që ishte golashënuesi më i mirë në Serie A.

Gruaja e argjentinasit, e cila është njëherësh agjentja e tij, e ka bërë të qartë se Icardi është sulmues klasi.

Lajmet nga ICARDI
Lexo po ashtu Lajmet nga ICARDI

“Mauro nuk u befasua që Sampaoli nuk e ftoi, sepse ai e dinte se kishte lojtarë të tjerë, të cilët duhej të përshëndeteshin me kombëtaren duke e luajtur një Kampionat të fundit Botëror”.

“Argjentina luajti keq. Në mënyrë që këto gjëra të ndryshojnë, na duhet një trajner me karakter, i cili nuk do të ndikohet në momentin e marrjes së vendimeve”.

Mauro Icardi (Getty Images)

“Të gjithë duam ta shohim Argjentinën duke u bërë kampion bote. I kam thënë Sampaiolit se se Mauri është ‘numri 9’ më i mirë që e ka futbolli argjentinas, si dhe mund ta ndryshojë skuadrën në një mënyrë pozitive”.

“Ai është një lider, një kapiten dhe ka personalitet pozitiv”, ka deklaruar Wanda për revistën italiane, Gente. /Telegrafi/