LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: Marrëveshja e Prespës jep perspektivë të re për gjithë rajonin

Tsipras: Marrëveshja e Prespës jep perspektivë të re për gjithë rajonin

“Para një viti ishte paparamenduar se do të arrihej marrëveshja, por tash marrëveshja historike e Prespës është fakt dhe jep perspektivë të re për gjithë rajonin”, tha Kryeministri Alexis Tsipras pas takimit me kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kryetarin e Serbisë.

Siç u raportua nga AIM, duke folur për rajonin Tsiprasi u kthye disa vite pas, dhe bëri krahasim të situatës në atë kohë dhe tash, tha se në vitin e kaluar “pothuaj se asnjë nuk ka pritur se do të ndryshojnë aq shumë punë”, kurse si ngjarje pozitive i përmendi marrëveshjet e Maqedonisë me Bullgarinë dhe Greqinë.

“Këtë vit, e kemi marrëveshjen historike e nënshkruar në Prespë, e cila para një viti, ishte e paparashikuar arritja e saj. Por, tashmë është fakt dhe vendos zgjidhjen e një çështje të rëndësishme e cila është perspektiva e re për gjithë rajonin tonë të përbashkët”, tha Tsiprasi.

Në raport me të ardhmen e rajonit, Kryeministri i Greqisë theksoi se Ballkani ka të ardhme dinamike dhe se mjafton të ketë vizion, besim por edhe guxim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Konsideroj se para neve kemi të ardhme dinamike për Ballkanin, mjafton të kemi vizion dhe besim në forcat tona, vizioni për rajonin tonë dhe guxim në disa raste. Të jemi të guximshëm të shkojmë me hapa para, edhe nëse duhet që këto hapa të jenë në kundërshtim me zhvillimet normale. Por, me këto hapa vetëm të arrijmë bazat e Ballkanin evropian, për Ballkanin demokratik, që nuk do të torturohet nga secili lloj i nacionalizmit, fobisë, por fuqishëm do të jetë i orientuar drejt zhvillimit të përbashkët dhe bashkëpunimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

Kronika e Zezë
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Drejtësi
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Osmani uron Genc Nimanbegun për marrjen e detyrës së re: Ulqini është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët

Osmani uron Genc Nimanbegun për marrjen e detyrës së re: Ulqini është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët

Lajme
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit

PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit

Politikë
Kalo në kategori