Me ritmet e tanishme të rënies së lindshmërisë, emigracionin dhe lëvizjen e qytetarëve, Shqipëria rrezikon që të rrudhet në pak më shumë se 1 milionë banorë deri në vitin 2100.
Ky është alarmi që mbërrin nga një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), më konkretisht nga Departamenti i Popullsisë në këtë organizëm ndërkombëtar, që ka ndërtuar projeksionet për popullsinë globale deri në fund të shekullit të XXI-të.
Për Shqipërinë, ky departament del në një projeksion me tre skenare të mundshme, njëri më negativ se tjetri. Varianti optimist është ai që parashikon një tkurrje me vetëm 100 mijë banorë në krahasim me popullsinë aktuale, pra Shqipëria e vitit 2100 do të banohet nga 2.8 mln banorë. Që të realizohet ky skenar kërkohet ndalja e fenomenit të emigracionit.
Skenari i dytë, që është më i keq është ai i tkurrjes së popullsisë me 1.2 milionë banorë, ndërsa skenari katastrofik është i fundit dhe parashikon rënien e popullsisë nën 900 mijë banorë.
Raporti bën një krahasim të ndryshimeve demografike të ndodhura në popullsinë totale të botës dhe vendeve të veçanta nga viti 1950 e deri më tani, si dhe projeksionet për 80 vitet e ardhshme.
Sipas tyre, nga viti 1950 deri në censusin e fundit të zhvilluar në vend, pra deri në vitin 2011, popullsia e Shqipërisë u rrit me 164.69 për qind, ndërsa në projeksionet e mëhershme, tkurrja deri në vitin 2100 parashikohej në 42.06 për qind.
Sa i takon popullsisë globale, OKB parashikon që në vitin 2050 ajo të cekë 9.7 miliardë banorë, ndërsa në vitin 2100, 11.2 miliardë. Rritja më e madhe do të regjistrohet në Afrikë dhe Azi. /Top Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit