LAJMI I FUNDIT:

Shtatë francezë e shtatë argjentinas te finalistët e Copa del Rey

Shtatë francezë e shtatë argjentinas te finalistët e Copa del Rey
SEVILLE, SPAIN - MARCH 31: Lionel Messi of FC Barcelona (R) being followed by Ever Banega of Sevilla FC (L) during the La Liga match between Sevilla CF and FC Barcelona at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on March 31, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Pas topit që do të rrokulliset sonte në stadiumin Wanda Metropolitana do të vrapojnë 22 futbollistë.

Sevilla dhe Barcelona do të takohen sonte në kuadër të finales së Copa del Rey.


Përveç futbollistëve me kombësi spanjolle, Franca dhe Argjentina e kanë numrin e njëjtë të finalistëve – secila nga shtatë.

Barcelona (Getty Images)

Në këtë takim do të mund të paraqiten shtatë francezë, ku tre janë në radhët e katalunasve – Samuel Umtiti, Ousmane Dembele dhe Lucas Digne ndërsa katër në radhët e skuadrës andaluziane – Sebastien Corchia, Clement Lenglet, Steven N’Zonzi dhe Wissam Ben Yedder (Sevilla).

Çuditërisht, Lenglet është një nga qendër mbrojtësit që Barca kërkon ta transferojë në rast se nuk arrin një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Samuel Umtitin.

Sevilla (Getty Images)

Nëse flasim për argjentinasit, atëherë Sevilla ka më së shumti lojtar në ekip. Nico Pareja, Mercado, Banega, Correa, Pizarro dhe Franco Vazquez kanë dhënë kontribut në këtë sukses të klubit të drejtuar nga Vincenzo Montella.

Barcelona në gjirin e vetë e ka vetëm një argjentinas, por i cili konsiderohet si një ndër më të mirët në botë – Lionel Messi.

Theksojmë se takimi mes këtyre dyja ekipeve do të startojë rreth orës 21:30 në stadiumin e Atletico Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori