LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ndërpret intervistën e Buffonit në tunel, respekti vazhdon të jetë i madh mes njëri-tjetrit

Ronaldo ndërpret intervistën e Buffonit në tunel, respekti vazhdon të jetë i madh mes njëri-tjetrit

Gianluigi Buffon ishte shumë nervoz në minutat e fundit, por edhe pas ndeshjes me deklarata.

Ai e akuzoi rëndë gjyqtarin Micheal Oliver për penalltinë e dhënë në sekondat e fundit të kohës shtesë.

Por gjatë intervistës Cristiano Ronaldo e ndërpreu Gianluigi Buffonin për ta përshëndetur.


Nuk munguan përqafimet mes njëri-tjetrit, duke treguar edhe një respektin e madh.

Pas ndeshjes së parë 3-0, Juventusi shënoi tri herë në Santiago Bernabeu dhe ishte afër ta dërgonte në vazhdime ndeshjen.

Por në sekondat e fundit Michael Oliver akordoi penalti për Realin, pas nj kontakti të Mehdi Benatias  në Lucas Vazquezin.

Lojtarët e Juventusit u ankuan për më shumë se pesë minuta dhe Buffon u ndëshkua me karton të kuq.

Buffon duke u ankuar te Oliver

Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e bardhë, ndërsa të premten pret shortin.

Portugezi foli pas ndeshjes duke e lavdëruar Buffonin.

Buffon dhe Ronaldo

“Kam respekt të madh për Buffonin, fjalët që i thotë për mua dhe për atë që i them unë për të”.

“Ai është portier i madh dhe shpresoj që ky të mos jetë Championsi i fundit, ai është ndër më të mirët në botë”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Paraqitje solide, por Shqipëria mposhtet në

Paraqitje solide, por Shqipëria mposhtet në "Air Albania" nga Gjeorgjia

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Gjeorgji: Ramadani më i miri tek kuqezinjtë

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Gjeorgji: Ramadani më i miri tek kuqezinjtë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori