LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli i madh për Cityn, fiton edhe në Mançester

Liverpooli i madh për Cityn, fiton edhe në Mançester
(Foto: Getty Images)

Liverpooli është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Manchester Cityn pas triumfit edhe në ndeshjen kthyese.

Takimi i parë i zhvilluar në Anfield përfundoi me rezultat 3-0 në favor të Redsave, ndërsa edhe në ndeshjen kthyese skuadra e Jurgen Klopp fitoi me rezultat 2-1 dhe u kualifikua me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.


(Foto: Getty Images)

Nikoqirët shënuan një gol të hershëm me anë të Gabriel Jesus (2′), i cili u asistua në zonë nga Raheem Sterling.

Gjatë pjesës së parë, vendasit patën edhe shumë raste shënimi, ndërsa Bernardo Silva e goditi shtyllën.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, pas një aksioni të mysafirëve në pjesën e dytë, portieri Ederson e mbrojti goditjen e Sadio Manes, por Mohamed Salah reagoi shpejt për ta futur topin në rrjetë (56′) duke ua humbur shpresat për kualifikim, pasi City duhej t’i shënonte edhe katër gola të tjerë.

Dhe duke qenë se ishin humbur shpresat dhe kishte rënë motivi i vendasve, mysafirët e shënuan edhe golin e dytë përmes Roberto Firminos (77′).

(Foto: Getty Images)

Në këtë mënyrë, Jurgen Klopp u tregua strateg më i mirë se Pep Guardiola në të dyja takimet e Ligës së Kampionëve. Për më shumë, Liverpooli e ka mposhtur Manchester Cityn edhe në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori