LAJMI I FUNDIT:

Vriten nëntë palestinez përfshirë një gazetar nga forcat izraelite

Vriten nëntë palestinez përfshirë një gazetar nga forcat izraelite

Nëntë palestinezë, përfshirë një gazetar, gjetën vdekjen nga të shtënat e trupave izraelite gjatë protestave në zonën që ndan Izraelin nga Rripi i Gazës. Njoftimin e bëri ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës që kontrollohet nga Hamasi.

Ushtria izraelite nuk ka pranuar të bëjë komente, duke thënë se po analizon incidentin.


Ndër të vdekurit ishte edhe një 16-vjeçar, ndërkohë që 491 vetë u plagosën nga zjarri i forcave izraelite, bëjnë të ditur burimet palestineze, shkruan VOA.

Dje forcat izraelite përdorën gazin lotsjellës, plumbat prej gome dhe municion luftarak për të mos lejuar që protestuesit të çanin gardhin ndarës në zonën kufitare. Protestuesit dogjën goma pranë barrierës duke shkaktuar përhapjen e një reje tymi të zi.

Ushtria izraelite thonë se protestuesit palestinezë hodhën pajisje eksplozive dhe shishe benzine dhe thanë se demonstruesit po përpiqeshin të kapërcenin gardhin.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Avigdor Lieberman i përshkroi protestat si provokim dhe paralajmëroi këdo që i afrohet gardhit në vijën ndarëse mes Izraelit dhe Rripit të Gazës se rrezikon jetën.

Grupi islamik Hamas, i cili administron Rripin e Gazës, thotë se protestat kanë për synim të theksojnë bllokadën e rëndë izraelite mbi këtë territor bregdetar si dhe të tërheqin vëmendjen tek kërkesa e palestinezëve për t’u kthyer tek shtëpitë e tyre të mëparshme në Izrael.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Evropa
Kalo në kategori