LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Juve dhe Real, përballja e rivalëve të vjetër

Formacionet zyrtare: Juve dhe Real, përballja e rivalëve të vjetër

Juventusi është nikoqir i Real Madridit për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dy rivalët e mëdhenj evropianë e njohin mirë njëri-tjetrin, duke qenë se janë takuar disa herë në të kaluarën.

(Foto: Twitter/Juventus)

Përballja e tyre më e fundit ishte pikërisht në finalen e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, të cilin Los Blancos e fituan me rezultat 4-1.


Prandaj takimi në Torino është përmendur si një mundësi hakmarrjeje nga Zonja e Vjetër.

(Foto: Twitter/Juventus)

Qëllimi i Bianconerëve do të jetë ta fitojnë takimin pa pranuar gol ose me diferencë sa më të lartë.

Ndërkohë që, Mbretërit do të përpiqen ta ndëshkojnë kundërshtarin me gola, në mënyrë që t’i kenë gjërat më të lehta për ndeshjen e kthimit.

(Foto: Getty Images)

Ky takim do të shënojë edhe një përballje taktikash ndërmjet dy trajnerëve, Massimiliano Allegri dhe Zinedine Zidane.

Formacioni zyrtar i Juventusit: Buffon; De Sciglio, Barzagli, Chiellini, Asamoah; Douglas Costa, Khedira, Bentancur, Alex Sandro; Dybala, Higuain.

Banka rezervë e Juventusit: Szczesny, Rugani, Lichtsteiner, Matuidi, Marchisio, Cuadrado, Mandzukic.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Isco; Cristiano Ronaldo, Benzema.

Banka rezervë e Real Madridit: K Casilla, Vallejo, Bale, Theo Hernandez, Lucas Vazquez, Asensio, Kovacic.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave (11 prill) në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Super dueli: Shqipëri-Gjeorgji, publikohen formacionet zyrtare

Super dueli: Shqipëri-Gjeorgji, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Uragani kuq e zi marshon drejt stadiumit “Air Albania”, atmosferë e zjarrtë në Tiranë

Uragani kuq e zi marshon drejt stadiumit “Air Albania”, atmosferë e zjarrtë në Tiranë

Kombëtarja e Shqipërisë
Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Ndërkombëtare
Kalo në kategori