LAJMI I FUNDIT:

Man Utd i ofron Ronaldos 30 milionë euro në sezon

Man Utd i ofron Ronaldos 30 milionë euro në sezon

Manchester Unitedi ka bërë ofertën e tyre në drejtim të yllit portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldos.

Emri i yllit portugez është lakuar shumë rreth një largimi të mundshëm nga Santiago Bernabeu këtë verë.

Largimi i tij mund të bëhet edhe më i mundshëm nëse Neymari vendos të transferohet nga Paris Saint-Germain te Reali.


Skuadrat më të interesuara për Ronaldon mendohet të jenë ato angleze, si Chelsea, Manchester City dhe Manchester United.

Ronaldo ishte yll te Unitedi (Getty Images)

Por, sipas mediumit spanjoll Diario Gol, skuadra nga Old Trafford ka reaguar e para duke bërë një ofertë në drejtim të tij.

Ky medium thekson se gjiganti anglez është gati t’i jap plot 30 milionë euro në sezon yllit portugez duke e bërë dukshëm lojtarin më të paguar në Ligën Premier.

Raportet e këtij mediumi theksojnë se transferimi mund të ndodh pasi Ronaldo është frustruar me presidentin Florentino Perez, i cili nuk ka pranuar ende kushtet e reja të kontratës.

Rol të rëndësishëm në transferimin e yllit portugez mund të luaj edhe firma e njohur e veshmbathjeve Adidas, pasi sikurse skuadra angleze ashtu edhe portugezi kanë marrëveshje më këtë markë të madhe gjermane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Ligat tjera
Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori