LAJMI I FUNDIT:

Hysaj: Klubet që duan të më blejnë e dinë se kam klauzolë prej 50 milionë eurosh

Hysaj: Klubet që duan të më blejnë e dinë se kam klauzolë prej 50 milionë eurosh
(Foto: Getty Images)

Elseid Hysaj ka konfirmuar se ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij me Napolin dhe se është i lumtur që klubet e mëdha interesohen për të.

Mbrojtësi shqiptar është lidhur me klube, si Bayern Munich, Liverpool, Manchester United, Arsenal e Manchester City.

(Foto: Getty Images)

“Kam një klauzolë liruese në kontratën time në vlerë prej 50 milionë eurosh, prandaj kushdo që dëshiron të më blejë, e di se duhet t’i paraqitet Napolit me atë shumë”.


“Është një shifër e mirë për të më vlerësuar”, citohet të ketë thënë Hysaj në një konferencë për shtyp, përcjell football-italia.net.

“Jam i kënaqur që klubet e mëdha interesohen për mua dhe kjo më jep motivim më të madh për të punuar më shumë”.

(Foto: Getty Images)

“Megjithatë, tash për tash, jam i fokusuyar te Napoli”.

“Angazhohem mirë nën drejtimin e Maurizio Sarrit dhe në gjashtë vitet e fundit i kam ndjekur urdhrat e rij, te Napoli dhe Empoli”.

“Secili lojtar dëshiron ta fitojë Scudetton dhe do të ishte një arritje shumë e madhe për ne”, ka shtuar Hysaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Kyle Walker injoron De Bruynen kur pyetet për lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur te City

Kyle Walker injoron De Bruynen kur pyetet për lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur te City

Premier League
Barcelona më në fund paguan gjithë borxhin te Borussia Dortmund për Ousmane Dembelen

Barcelona më në fund paguan gjithë borxhin te Borussia Dortmund për Ousmane Dembelen

La Liga
Kalo në kategori