LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet oferta e Realit për Hazardin, 113 milionë euro plus Bale

Zbulohet oferta e Realit për Hazardin, 113 milionë euro plus Bale

Real Madridi ka paraqitur një ofertë të parë për yllin e Chelseat, Eden Hazard përpara tregut veror.

Të shtunën gjatë ditës u raportua se drejtuesit e klubit mbretëror janë gati të ofrojnë një shumë të konsiderueshme parash dhe njërin nga tre yje të skuadrës për Hazardin.

Emrat e Iscos, Karim Benzemas dhe Gareth Bale ishin më të përfolurit për njërin ga të ofruarit dhe tani ka ardhur edhe emri i lojtari që mendohet se është ofruar si pjesë e marrëveshjes.


Sipas mediumit britanik Daily Express, gjiganti spanjoll thuhet ka ofruar plot 100 milionë funte apo plot 113 milionë euro dhe Gareth Bale për yllin e Chelseat, Hazard.

Bale mendohet të jetë i sakrifikuari i Real Madridit (Getty Images)

Hazard po pengon një marrëveshje të re në Stamford Bridge, duke hapur mundësinë e një lëvizjeje drejt Santiago Bernabeut.

Me fituesit aktual të Ligës së Kampionëve dhe La Ligës që janë duke përjetuar një sezon të dobët sipas standardeve të tyre, një modifikim i skuadrës pritet të bëhet në verë.

Negociatat ndërmjet Realit dhe Bluve të Londrës kanë filluar me një ofertë të madhe fillestare ndaj Chelseat për belgun.

Klubi i Real Madridit po teston ujërat me një ofertë prej 113 milionë eurosh plus shërbimet e Bale, ofertë kjo që mund t’i kënaq drejtuesit e Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori