Një nga majat më të rrezikshme në botë për alpinistët më të mirë, pa dyshim që është Nanga Parbat e njohur ndryshe si “kodra varëse” (8.120 metra).
Në maje të kësaj kodre arrijnë vetëm të palodhshmit, ata që nuk e njohin frikën dhe me strategjinë më të mirë, pasi që një gabim më i vogël secilit person i kushton me jetë, transmeton Telegrafi.
Francezja Elizabeth Revol dhe partneri i saj polaku Tomek Makjevich kishin përshkruar gjysmën e rrugës gjatë ngjitjes, kur befasisht moti filloi të ndryshojë në mënyrë drastike.
Tomek kishte filluar të ankohet se nuk po shihte asgjë. Ai nuk po përdorte në ato momente maskë, pasi disa minuta më herët dukshmëria ishte e mirë. Por kur ra terri gjithçka ndryshoi.
“Kështu gjatë natës filluam të zbresim poshtë kurse ai më mbante për dorë, mezi merrte frymë. Hoqi maskën nga goja dhe filloi të ngrihet nga i ftohti. Atij iu ngri hunda dhe duart por edhe shputat e këmbëve”, ka deklaruar Elizabeth për AFP.
Gjatë rrugës hasën në një plasaritje të shkëmbit që ju ndihmoi të lidhin litarin, ndërsa gjendja shëndetësore e Tomekut sa vinte e përkeqësohej.
“Në një moment filloi t’i rrjedh gjak nga goja. Ishte një shenjë se lëngjet i janë mbledhur në një vend në trup. Kërkova ndihmë, shkruaja mesazhe. Më thanë se duhet të zbresim në 6 mijë metra lartësi. Jam detyruar ta lë vetëm Tomekun, nuk është se doja ta bëja një gjë të tillë, por se isha e detyruar. Besoja se ekipet e shpëtuesve do të vijnë shpejt për mua, por ata nuk u shfaqen”, ka shtuar Revol.
Dhe pasi që ishte lodhur, ajo kërkonte ndonjë të çarë në shkëmb me qëllim që ta lidh litarin dhe të pushoj paksa, pasi filluan ta pushtojnë halucinacionet.
“U befasova kur rreth vetes pash disa persona që më jepnin çaj kurse në këmbim të këtij favori jam detyruar t’ua jep njërën çizme, gjë është e kam bërë. Natyrisht se nuk kishte njerëz përreth meje e as çaj. Pasi mbeta pa njërën çizme, këmba filloi të më ngrihet. Por fatmirësisht hasa në një helikopter, por nuk mund të më afrohej. Kështu fillova të zbres më poshtë. Po të kisha qëndruar sigurisht se nuk do të isha sot e gjallë. Për fat të mirë, pashë ekipet emergjente duke u ngjitur kah unë”, ka shtuar kjo grua.
Mund të thuhet se ka kaluar mirë – shputa i është ngrirë por jo deri në pikën kritike. Ajo ishte dërguar me urgjencë në Islamabad në Pakistan dhe më pas në Zvicër.
Mjekët ende nuk janë të sigurt nëse do t’i shpëtoj amputimit të një pjese të duarve dhe shputës së këmbës. Por, kjo nuk e ka zmbrapsur atë, pasi planifikon që sërish të ngjitet.
Nanga Parbat është një maje në Pakistan që është pjesë e “zinxhirit” të Himalajeve. Njëra nga majet 14 më të larta se 8 mijë metra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SHBA sërish e ndihmon ushtarakisht Ukrainën – dërgon raketahedhësa HIMARS
Një britanik zhduket në malin më të lartë në botë, familja kërkon ndihmë financiare për të nisur operacionin e kërkimit të tij
Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze
Macron kot udhëtojë 16 mijë kilometra, kaledonasit më të qartë se kurrë: Jemi gati të vdesim në barrikada
Gati sa nuk i ndodhi si presidentit iranian, helikopteri i kryeministrit armen detyrohet të bëjë ulje emergjente
Aeroplani X që mund të revolucionarizojë luftën - ai do të pilotohet nga distanca, por nuk do të përdoret për fushëbeteja
Stoltenberg: Ukraina të lejohet të sulmojë me armët perëndimore brenda territorit të Rusisë
Ukrainasit dëmtojnë aeroplanët rusë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë