LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Ukraina të lejohet të sulmojë me armët perëndimore brenda territorit të Rusisë

Stoltenberg: Ukraina të lejohet të sulmojë me armët perëndimore brenda territorit të Rusisë

Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje aleatëve që të heqin kufizimet për përdorimin e armëve nga Ukraina për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka bërë një deklaratë të pazakontë rreth pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, e cila mund të ndryshojë rrjedhjen e luftës.

Ukrainasit dëmtojnë aeroplanët rusë
Lexo po ashtu Ukrainasit dëmtojnë aeroplanët rusë

“Unë mendoj se ka ardhur koha që aleatët të mendojnë nëse duhet të heqin disa nga kufizimet që u janë vënë në përdorimin e armëve që i kanë dhuruar Ukrainës, veçanërisht tani kur luftimet po zhvillohen shumë në Kharkiv. T’ia mohosh ukrainasve mundësinë e përdorimit të këtyre armëve kundër objektivave legjitime ushtarake në territorin rus, e bën shumë të vështirë për ta që të mbrohen”, tha shefi i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Ai tha se Rusia po bën një luftë agresioni dhe Ukraina ka të drejtë të mbrohet, raporton theeconomist.

“Dhe kjo përfshin edhe goditjen e objektivave në territorin rus”, shpjegoi ai, duke vënë në dukje se disa aleatë tashmë i kanë hequr kufizimet e tilla dhe “është koha që aleatët e tjerë” ta marrin parasysh këtë.

Stoltenberg theksoi se vetëmbrojtja “është e përfshirë në Kartën e OKB-së”. “Është e ligjshme, është legjitime dhe ne po ndihmojmë Ukrainën që ta mbrojë këtë të drejtë dhe kjo duhet të përfshijë aftësinë për të goditur gjithashtu objektiva në territorin rus”, tha ai.

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë
Lexo po ashtu Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si dhe disa anëtarë të tjerë të rrethit të ngushtë të presidentit amerikan, Joe Biden, po përpiqen ta bindin atë që të lejojë Ukrainën të përdorë armët e ofruara nga SHBA për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera hoqën kufizime të tilla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?

Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?

Botë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Botë
Netanyahu kundërshton ndalimin e luftimeve gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë

Netanyahu kundërshton ndalimin e luftimeve gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë

Botë
Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Botë
Kalo në kategori