LAJMI I FUNDIT:

Gati sa nuk i ndodhi si presidentit iranian, helikopteri i kryeministrit armen detyrohet të bëjë ulje emergjente

Gati sa nuk i ndodhi si presidentit iranian, helikopteri i kryeministrit armen detyrohet të bëjë ulje emergjente

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan njoftoi se helikopteri në të cilin ndodhej duhej të bënte një ulje emergjente për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe se nuk pati viktima në incident.

“Gjithçka është mirë. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, helikopteri ynë bëri një ulje të papritur në Vanadzor. Tani po vazhdojmë rrugëtimin me makinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Udhëheqësi armen ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale teksa shihet duke udhëtuar i qetë me helikopter dhe më vonë duke ecur në tokë.

Ndryshe, Vanadzor ndodhet në veri të Armenisë në një luginë të rrethuar nga malet.

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Lexo po ashtu Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Pashinyan përballet me protesta në shtëpi për dorëzimin e fundit të katër fshatrave kufitare në Azerbajxhan, si dhe fitoren e Bakut në dy luftërat më të fundit mbi kontrollin e enklavës së Nagorno-Karabakut, në vitet 2020 dhe 2023.

Kujtojmë se presidenti iranian, Ebrahim Raisi vdiq javë më parë në një aksident me helikopter në një zonë malore në veriperëndim të Iranit në kushte të rënda atmosferike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?

Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?

Botë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Kjo pjesë e SHBA-së është në rrezikun më të lartë për një cunami shkatërrues

Kjo pjesë e SHBA-së është në rrezikun më të lartë për një cunami shkatërrues

Botë
Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Botë
Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Botë
Netanyahu kundërshton ndalimin e luftimeve gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë

Netanyahu kundërshton ndalimin e luftimeve gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë

Botë
Kalo në kategori