LAJMI I FUNDIT:

Një britanik zhduket në malin më të lartë në botë, familja kërkon ndihmë financiare për të nisur operacionin e kërkimit të tij

Një britanik zhduket në malin më të lartë në botë, familja kërkon ndihmë financiare për të nisur operacionin e kërkimit të tij

Një britanik dyshohet se ka vdekur pasi është zhdukur në malin Everest.

Dan Paterson, 40 vjeç, ka ngjitur majën e Everestit më 21 maj, por sipas partneres së tij, që nga ajo ditë nuk kanë dëgjuar më për të.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë se është rritur numri i njerëzve në radhë për ta ngjitur malin, gjë që thuhet se po i vë në rrezik alpinistët.


Bëhet e ditur se partnerja e Paterson ka krijuar një faqe në internet ku bën apel për ta gjetur të dashurin e saj, dhe kërkon ndihmë financiare nga njerëzit për shkak se helikopteri dhe ekipet e specializuara të kërkimit ka të ngjarë të kushtojnë rreth 150 mijë paund.

Go Fund Me deri tani ka arritur në 105 mijë paund, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Aty shkruhet: “Emri im është Becks Woodhead dhe jam partnerja e Dan Paterson. Familja e Danit dhe unë kemi nevojë urgjente për ndihmën tuaj. Tragjikisht, gjatë zbritjes së tij nga mali, Danieli u zhduk dhe që atëherë nuk kemi pasur asnjë kontakt. Ne po mobilizojmë çdo burim që mundemi për të gjetur Danin. Kryerja e një operacioni kërkimi dhe shpëtimi në Everest është një përpjekje tepër komplekse dhe e kushtueshme. Ne nuk jemi ekspertë në këtë dhe nuk ka asnjë garanci për sukses”.

Siç raportohet, zhdukja e Paterson vjen pas një rrëshqitjeje bore dhe akulli në mal.

Mendohet se një masë e mbingarkuar e borës së ngurtësuar është shembur dhe ka tërhequr zvarrë disa alpinistë.

Ndryshe, mbipopullimi në malin më të lartë në botë thuhet të jetë njëri prej fajtorëve për rritjen e numrit të vdekjeve aty, me ndryshimet klimatike që mendohet se luajnë një rol në bërjen e udhëtimit më të rrezikshëm.

Alpinisti Alan Hinkes, i cili arriti ngjiti majën e Everestit në vitin 1996, tha: “Ju mund të mbijetoni vetëm për disa orë në atë lartësi. Është zona e vdekjes, për shkak të mungesës së oksigjenit, presionit të ajrit dhe temperaturave vërtet të ftohta.

“Pra, të rrish në një nga ato radhë nuk është një ide e mirë, sepse ngadalë vdes.”

Të paktën 12 persona kanë vdekur duke u ngjitur në mal vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori