LAJMI I FUNDIT:

Interi në panik, Icardi jep mesazh për një largim të mundshëm?

Interi në panik, Icardi jep mesazh për një largim të mundshëm?
Mauro Icardi në takimin ndaj Spal (Getty Images)

Sulmuesi i Inter, Mauro Icardi, ka futur zikaltrit në panik dhe gjithë tifozët e klubit italian.

Argjentinasi tash e disa kohë është duke u ndjekur nga klube të mëdha, posaçërisht nga Real Madridi, të cilët e shikojnë ish-lojtarin e Sampdorias si ideal për të zëvendësuar Karim Benzeman.

Icardi ka postuar në Instagram një fotografi me një mesazh që ka ngritur në këmbë të gjithë.


“Të jesh në gjendje të thuash lamtumirë është të rritesh”, shkruan në foton e postuar nga sulmuesi.

https://www.instagram.com/p/Bei0LtInYSV/

Ndërsa përshkrimi i ishte “mirupafshim” dhe një figurë duke përshëndetur me dorë, gjë që në bënë të mendojmë për një largim të mundshëm nga Interi.

Ish-lojtari i akademisë së Barcelonës deri më tani në sezonin 2017/18 ka shënuar 18 gola në Serie A.

Klauzola e Icardit aktualisht është 100 milionë euro. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ivW6fJESRv0