LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse kishte vdekur 10 ditë më parë, ajo lindi foshnjën e pajetë derisa po e varrosnin

Edhe pse kishte vdekur 10 ditë më parë, ajo lindi foshnjën e pajetë derisa po e varrosnin

Kur nëpunësit e kompanisë “funerale” gjetën foshnjën e pajetë të lindur që ra para këmbëve të nënës së saj që kishte ndërruar jetë 10 ditë më parë, kanë mbetur aq shumë të frikësuar, sa që thonë se nuk e kanë shikuar se çfarë gjinie ishte foshnja.

Nomveliso Nomasonto Mdoyi, 33-vjeçe, nëna e 5 fëmijëve, kishte mbetur pa frymë në shtëpinë e saj në Afrikë të Jugut dhe pas disa minutave kishte vdekur, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq trupi i saj i është dorëzuar kompanisë që merret me organizimin e varrimeve. Megjithatë, gjatë procesit të varrimit, 10 ditë pasi kishte ndërruar jetë, të punësuarit e kompanisë kishin vërejtur një foshnje të vdekur që u shfaq para këmbëve të trupit të pajetë të nënës së saj.

“Zbutja e muskujve si dhe sasia e madhe e baktereve të krijuara, kanë mundur të ndikojnë në “nxjerrjen” e foshnjës nga trupi”, besojnë ekspertët e kësaj fushe.

“Derisa po e transportonim trupin nga morgu në veturë, vërejtëm që para këmbëve të ndjerës doli një fëmijë i vdekur”, ka deklaruar drejtori i kompanisë duke shtuar se punëtorët ishin frikësuar aq shumë, sa që nuk e kishin kontrolluar foshnjën për të parë nëse ishte vajzë apo djalë.

“Këtë punë e kryejmë mbi 20 vite, dhe kurrë më parë nuk kemi dëgjuar diku se një grua e vdekur mund të lind foshnjën”, ka shtuar ai.

Por, kjo ngjarje shokuese ka mërzitur edhe më shumë nënën e të ndjerës Mandzala Mdoyi, 76-vjeçe.

“I bëjë thirrje njerëzve të shkolluar, ata që dinë më shumë se ne, të na e shpjegojnë se si është e mundur që një grua e vdekur të lind foshnjën”, ka deklaruar e moshuara Mdoyi.

“Fillimisht mbeta e shokuar me vdekjen e vajzës time, kurse tani jam plotësisht e habitur pasi e kuptova se 10 ditë pas vdekjes ka lindur foshnjën. Çfarë është kjo? Zot, të lutem eja dhe bëj diçka”, ka shtuar nëna e të ndjerës.

Pas këtij lajmi shokues familja e të ndjerës vendosën që edhe foshnjën ta varrosin së bashku me nënën. Por ajo çfarë ende nuk dihet është nëse foshnja ka mundur të shpëtohet nëse mjekët do të reagonin ndryshe kur nëna e saj u sëmurë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori