LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Synimet tona janë të qarta

Allegri: Synimet tona janë të qarta

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka injoruar dyshimet për VAR-in pas fitores prej 2-0 ndaj Torinos.

Fitorja e Juventusit kurrë nuk u vë në dyshim, teksa Costa arriti të vulosë një volej në pjesë të parë dhe portieri Szczesny asnjëherë nuk u testua seriozisht.

Megjithatë, kishte dilema për golin e dytë të Bianconerëve.


Torino kërkoi gjuajtje të lirë pas ndërhyrjes së Khediras në Acquahn në vazhdën e aksionit për golin e dytë, por gjyqtari e pranoi golin edhe pasi e shikoi incidentin me VAR.

“Nuk e pashë incidentin andaj nuk dua që të komentoj. Kurrë nuk e komentoj VAR-in. Thjesht dua të them se kemi mundur të shnëojmë gola të tjerë”, potencoi Allegri.

Allegri shtoi se Juvja tash gjithë koncentrimin e ka në fundjavë ndaj Cagliarit.

Sipas Max, synimet e Juves janë të qarta dhe ato janë lufta në të gjitha frontet për trofe. /Telegrafi/