Një njoftim ka arritur në adresat elektronike të disa prindërve mbi nevojën për verifikime shtesë për fëmijët e tyre, ashtu që shtesat nga ana e qeverisë të vazhdojnë për ta.
Shtesat që ekzekutivi ka dhënë për fëmijët janë mirëpritur nga prindërit që nga kumtimi i lajmit.
Por, që kur ato u rriten muajin e kaluar, prindërit kanë filluar të pranojnë njoftime në llogaritë e tyre në e-Kosova se për vazhdimin e pranimit të mjeteve financiare duhen verifikime shtesë.
Njëra nga prindërit e shumtë që ka vizituar Njësinë 1 të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, me disa dokumente të kërkuara për vazhdimin e shtesave thotë se vërtetimi se janë nxënës, kopja e letërnjoftimit, kopja e faturës së energjisë elektrike janë vetëm disa nga dokumentet e kërkuara për atë që janë cilësuar si “verifikime shtesë”.
Por personi në fjalë thotë se për procesin ka mungesë informimi e njëherit, edhe telashe.
“Njoftimin e kam marrë te shkolla, më treguan prindërit. Më thane këto dokumente duhet t’i kem dhe t’i sjell këtu, tek “Qafa”. Më thanë që nëse nuk i dorëzoj, më ndalen shtesat e fëmijëve, me fjalë të prindërve, s’di diç tjetër. Sot më erdh edhe mesazhi në e-mail. S’kam diçka tjetër. Punë na nxorën, prita te drejtoresha më shumë se një orë tek drejtoresha për vërtetimin, mandej edhe faturë të rrymës u desht të merrja, letërnjoftimin fotokopje. Tash po më thonë se duhem të shkoj në Breg të Diellit”, deklaroi prindi në fjalë për Tv Dukagjinin.
Njësoj u shprehen prapa kamerave edhe prindër të tjerë të cilët thonë se nuk patën informata të mjaftueshme për procesin.
Të tjerë thonë se kjo u bë si shkak i ndërrimit të vendbanimeve e megjithatë, informata mbi këtë nuk kanë dhënë nga Qendra për Punë Sociale.
Nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë nuk kanë dashur të deklarohen rreth procesit, gjersa kanë theksuar se luajnë rolin ndërmjetësues ndërmjet Ministrisë së Financave dhe qytetarëve.
Ndërkaq, ata shprehen se interesimi gjatë këtyre ditëve, ka qenë i lartë.
Televizioni ka pyetur Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale por e njëjta, ka thënë se përgjigjet duhet t’i jap Ministria e Financave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës
Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar
Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit
KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të "Mburojës së Re"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp