LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Juves thumbuan Interin në koreografi, faqja zyrtare e zikaltërve ua kthen (Foto)

Tifozët e Juves thumbuan Interin në koreografi, faqja zyrtare e zikaltërve ua kthen (Foto)

Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit është një nga takimet që tifozët e futbollit mezi e presin.

Kjo pasi rivaliteti mes klubeve është në nivelin maksimal si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.


Ashtu siç e do tradita, tifozët vendas përgatisin koreografi të bukura, që zakonisht janë thumbim për kundërshtarët.

Fillimisht në stadiumin e Juves koreografia hapëse ishte llogo e re me ngjyrat e flamurit italian, e përcjellur me drita dhe muzikë.

“Një i mençur thotë: Kina është afër, Italia është një mirazh (përshtypje e rreme, iluzion)”, shkruante në koreografinë e dytë të tifozëve të Zonjës së Vjetër në derbin e së shtunës.

Italia e ngjyrosur me ngjyrat e Juves dhe numrin e titujve të fituar, këtu i kanë përfshirë dhe ata të marrë nga federata

Kjo një tallje për kryesinë kineze që ka klubi zikaltër dhe dëshirën që kanë ata për të fituar Scudetton këtë sezon.

“Tani që kaloi ndeshja Juventus – Inter, tani jemi gati “PËR” ndeshjen e skuadrave që kurrë nuk kanë qenë në Serie B. Shihemi në San Siro, Pordenone!”, shkruhet në njoftimin për ndeshjen e Kupës.

Kjo ishte një thumb i vogël për Juven dhe kundërshtarët e tjerë, pasi Interi për dallim nga Zonja e Vjetër nuk ka garuar kurrë në ligën e dytë italiane të futbollit.

Ndërsa, kundërshtari i ardhshëm i klubit nga Milano, që aktualisht luan në Serie C, nuk ka arritur asnjëherë të luajë në kategorinë e dytë. /Telegrafi/