LAJMI I FUNDIT:

Çiftet janë më të prirë të ndahen nëse e përbuzin njëri-tjetrin

Çiftet janë më të prirë të ndahen nëse e përbuzin njëri-tjetrin

Sarkazma dhe rrotullimi i syve mund të thotë se lidhja juaj është në telashe të mëdha.

Çdo lidhje i ka periudhat e mira dhe të këqija, por pasi që shifra e shkurorëzimeve ka arritur në 42 për qind, ekspertët janë duke shikuar shkaktarët prapa këtij fenomeni, transmeton Telegrafi.

Dhe, sipas një profesori të psikologjisë, krejt kjo varet nga ndjenjat e përbuzjes apo mospërfilljes.


Dr. John Gottman, i cili përshkruhet si ekspert që i parashikon divorcet me një saktësi prej mbi 90 për qind, ka zbuluar se duke bërë partnerin të ndihet i/e pavlerë apo neveritës/e është shenja kryesore se martesës mund t’i vjen fundi.

Pra, mungesa e respektit, ngacmimi i partnerit/ës me sarkazëm, humori armiqësor, thirrja me pseudonime dhe gjuha e trupit si rrotullimi i syve janë shenja të përfundimit të lidhjes.

Por, fatmirësisht këto ndjenja mund të rregullohen duke e ri-ndërtuar lidhjen dhe admirimin që keni pasur për njëri tjetrin, e këtë mund ta bëni duke folur për ngjarjet e lumtura të së kaluarës, duke ri-kujtuar se si keni rënë në dashuri dhe sa qesharak e joshës iu është dukur njëri-tjetri kur jeni takuar për herë të parë. /Telegrafi/