LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh dhe si rregullohen femrat “atje poshtë”

Sa shpesh dhe si rregullohen femrat “atje poshtë”

Disa femra depilohen, të tjerat rruajnë zonën intime, qe se sa shpesh e bëjnë këtë.

Ka dama të cilat zonën e tyre intime e lënë në “gjendje natyrale” dhe kjo është krejtësisht në rregull, mirëpo shumica e tyre në ndonjë mënyrë e rregullojnë – e depilojnë, e rruajnë, shkojnë në tretmanë me laser, transmeton Telegrafi.


E bëjnë këtë të gjitha femrat, por është rrezik!

Një hulumtim i ri tregon që femrat mesatarisht zonën e tyre intime “e rregullojnë” pesë herë në muaj.

19 për qind e 1.600 femrave të intervistuara kanë thënë që “kaçubën” e tyre të vogël fare nuk e prekin, por e lënë plotësisht në gjendje natyrale.

Përse nuk duhet ta rruani zonën intime?

Edhe pse tani ekzistojnë mënyra të ndryshme për eliminimin e qimeve, madje 80 për qind e femrave vendosin ta bëjnë me brisk rroje.

Nëse 3 për qind depilohem me dyllë në shtëpinë e tyre, ndërkaq vetëm 7 për qind për këtë shkak shkojnë te eksperti i kozmetikës.

Aq më pak janë të popullarizuar tretmanët e ndryshëm për eliminimin e qimeve – vetëm 4 për qind e femrave këtë e bëjnë në shtëpi, derisa 2 për qind shkojnë te profesionistët në tretmanë me laser.

Lëkura e zonës intime është më e ndjeshme se lëkura në zonat e tjera të trupit, si këmbët apo krahët. Kjo është arsyeja pse depilimi me brisk mund të shkaktojë lëndime, sidomos kur depilimi bëhet me nxitim.

Rreth 60% e femrave raportuan efekte anësore pasi ishin depiluar me brisk në zonën intime, si puçrra të vogla me infeksion, qime që rriten brenda lëkurës etj.

Kjo formë e depilimit mund të krijojë një “terren ideal” për përhapjen e baktereve e viruseve dhe ka gjasa të prekeni nga infeksione të ndryshme vagjinale. /Telegrafi/