LAJMI I FUNDIT:

Rinovim me rritje të ndjeshme page, Interi ia dyfishon klauzolën Icardit

Rinovim me rritje të ndjeshme page, Interi ia dyfishon klauzolën Icardit

Mauro Icardi është padiskutim protagonisti kryesor i sezonit fantastik që ka zhvilluar Interi deri tani.

Me 15 gola të realizuar në 14 ndeshje, kapiteni është lideri i një skuadre që po ecën me ritëm të frikshëm dhe po u tregon të gjithëve se këtë sezon do të thotë fjalën e saj në garën për titullin e Serisë A.

Për momentin Icardi është sulmuesi me statistikat më të mira në Europë përsa i përket goditjeve në portë dhe golave të realizuar.


Përpara portës “Maurito” është një “killer” i vërtetë aq sa për të po lëvizin klubet më të mëdha të Europës me Chelsea-in e Realin e Madridit që janë gati të paguajnë klauzolën prej 110 milionë eurosh që ekziston në kontratën e tij me Interin, për t’ia shkëputur argjentinasin zikaltërve.

Megjithatë dashuria e Icardit për Interin është aq e madhe saqë ai nuk dëshiron të largohet pa fituar diçka me zikaltërit madje në mendjen e 24-vjeçarit amerikano-jugor ekziston ideja për ta përfunduar karrierën te Interi dhe për t’u shndërruar në një njeri simbol te skuadra zikaltër ashtu si Javier Zanetti.

Për të shmangur interesimin e Realit dhe Chelsea-it, sipas asaj që raporton gazeta italiane “Corriere Della Sera”, drejtuesit e Interit shumë shpejt do të nisin bisedimet me kapitenin për të rinovuar kontratën aktuale e cila skadon në vitin 2021.

Nga marrëveshja e re që pritet të firmosë me Interin, në shenjë vlerësimi për atë që po shfaq në fushë, ku po merr për dore skuadrën me golat e tij, argjentinasi do të përfitojë një pagë vjetore më të lartë se 4,5 milionë eurot që merr aktualisht, ndërsa në kontratë do të përfshihet një klauzolë e re largimi që do t’i kalojë 200 milionë eurot.

Në trend Sport

Më shumë
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Ndërkombëtare
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Superliga
Kalo në kategori