LAJMI I FUNDIT:

Ventura do shkarkohet edhe në rast se kualifikohet për ‘Rusi 2018’, Ancelotti në pritje  

Ventura do shkarkohet edhe në rast se kualifikohet për ‘Rusi 2018’, Ancelotti në pritje  
COMO, ITALY - NOVEMBER 12: Head coach Italy Gian Piero Ventura reacts during Italy training session at Appiano Gentile on November 12, 2017 in Como, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Lamtumira e Gian Piero Venturës nëse Italia nuk kualifikohet në Botëror, është e sigurt.

Por, mediat italiane raportojnë se edhe nëse “të kaltrit” përmbysin humbjen minimale të Stokholmit, përsëri trajneri 69-vjeçar do të largohet nga kombëtarja.


Paraqitjet e fundit kanë qenë zhgënjyese, aq sa drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit janë bindur për të shkuar me një tjetër trajner në “Rusi 2018”, edhe nëse sonte (e hënë) në San Siro fiton me dy gola diferencë, ose kalon me 11-metërsha në rast të përsëritjes së rezultatit 1-0.

Capello: Ancelotti është njeriu i duhur për Italinë
Lexo po ashtu Capello: Ancelotti është njeriu i duhur për Italinë

Carlo Ancelotti është në pritje, pas shkarkimit nga Bayerni në muajin shtator. Emra të tjerë në pritje për të përfituar nga shkarkimi i Venturës janë Antonio Conte, Massimiliano Allegri e Roberto Mancini, por për ta flitet vetëm pas finaleve të Botërorit.

Nëse Ventura shkon në Rusi, atëherë atij automatikisht i rinovohet kontrata deri në vitin 2020.

Që do të thotë se Federata Italiane e Futbollit do të marrë kosto financiare nëse ndërpret marrëdhëniet kontraktuale me trajnerin në mënyrë të njëanshme. /SS/