LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Si AAK, do ta dëshmojmë se jemi mirë, sidomos në Dukagjin (Video)

Haradinaj: Si AAK, do ta dëshmojmë se jemi mirë, sidomos në Dukagjin (Video)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dhënë edhe një parashikim se si partia e tij do të dalë në zgjedhjet e 22 tetorit.

Siç ka thënë Ramush Haradinaj, partia e udhëhequr nga ai tanimë ka një rritje të besimit.


“Në Dukagjin do ta dëshmojmë se jemi mirë, prej Istog, Klinë, Pejë, Deçan, Gjakovë, Junik, Rahovec, Suharekë, por edhe Prizren. Ndërsa në Kaçanik do të kalojmë më mirë se ndonjëherë, në Kamenicë gjithashtu, edhe në Obiliq besoj do të jemi shumë mirë”, ka thënë Haradinaj në Debat+ të RTV Dukagjinit.

Ndërkaq, sa i përket Pejës, ndonëse sheh fitore, ai ka thënë se mund të shkohet në një raund të dytë. /Telegrafi/