LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në Lipjan: Jemi në rrugë të drejtë për zhvillimin e Kosovës

Pacolli në Lipjan: Jemi në rrugë të drejtë për zhvillimin e Kosovës

Aleanca Kosova e Re mbajti takim me degën e AKR-së në Lipjan, qytet i cili nuk e harroi asnjëherë punën dhe përkushtimin e AKR-së për ta zhvilluar vendin.

Koordinatori i degës së AKR-së në Lipjan, Fauz Xhemajli tha se AKR-ja dhe kryetari i saj Behgjet Pacolli kanë dhënë shumë për Kosovën dhe Lipjanin.


“KR-ja ka qenë çdo herë e përkushtuar për zhvillim e vendit, avancimin e programit dhe zhvillimin ekonomik”, deklaroi ndër të tjera  Xhemajli.

Ndersa, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli duke falënderuar pjesëmarrësit dhe qytetarët e Lipjanit, tha se ndihet i nderuar të jetë në mesin e tyre. ” Pjesëmarrja juaj sot është shenjë që AKR-ja këtu vazhdon t’i kontribuojë shtet-ndërtimit të Kosovës. AKR ka vite që jep kontribut në këtë komunë dinjitoze dhe asnjëherë se ka lënë anash. Do të vazhdojmë punën për hapjen e fabrikave të reja dhe vendeve të reja të punës”, deklaroi ndër të tjera Pacolli.

Ai tha se AKR-ja si parti liberale, suksesin e bazon në rezultatin e punës. “Për AKR-në, patriot është ai njeri që punon dhe kotribuon për familjen e vet dhe për shtetin, gjë e cila çon në gjenerimin e të hyrave për shtetin dhe përmirësimin e jetës publike dhe rritjen e buxhetit të Kosovës”, u shpreh ndër të tjera Pacolli.

Pacolli në përfundim të takimit me qytetarë prezantoi kandidatët për deputet të Republikës së Kosovës: Islam Pacolli, Fatmir Matoshi, Vesel Makolli, Valdrin Lluka, Ekrem Mustafa, Myzejene Selmani, Alma Lamçja, Mirlindë Sopi-Krasniqi, Sedat Ismajli, Skënder Avdyli dhe Nusret Çubreli.

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori