LAJMI I FUNDIT:

Ramos i bën presion Perezit që të nënshkruaj me Laporten

Ramos i bën presion Perezit që të nënshkruaj me Laporten

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka identifikuar pasardhësin e tij te klubi mbretëror dhe është mbrojtësi i Atheltic Bilbaos, Aymeric Laporte.

Mbrojtësi, 31 vjeç, njeh nevojën reale për të bërë një nënshkrimi të ri të qendrës së mbrojtjes me opsionet që aktualisht janë të hapura.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Ramos ka diskutuar për mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Laporte me presidentin e Realit, Florentino Perez.


Në të vërtetë, Ramos e sheh Laportes si partnerin ideal mbrojtës nëse Perez mund të arrijë një marrëveshje në janar me Bilbaon.

Laporte është njëri nga mbrojtësit më të mirë në La Liga viteve të fundit

Duke pasur parasysh sfondin e francezit 23 vjeçar, ai gjithashtu do të jetë i lumtur të luajë me Raphael Varane dhe të favorizohet nga trajneri Zinedine Zidane.

Ramos është i bindur se Laporte, jo vetëm që mund ta rifreskojë mbrojtjen e tyre në një periudhë afatshkurtër, por përfundimisht mund të ketë sukses si një lider i mbrojtjes në një kohë të gjatë.

Për Laporten në të kaluarën kanë qenë të interesuara edhe skuadra tjera të mëdha si rivali i madh Barcelona dhe Manchester City, teksa klauzola e tij mendohet të jetë 70 milionë euro.

Laporte nuk është futbollisti i parë që Ramos ia këshillon presidentit Perez, pasi sipas mediave spanjolli ia ka propozuar edhe mbrojtësin e Real Sociedadit, Alvaro Odriozola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Ndërkombëtare
Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Përfaqësueset
Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori