LAJMI I FUNDIT:

Sagna i ofrohet Interit dhe Milanit nga agjenti i tij

Sagna i ofrohet Interit dhe Milanit nga agjenti i tij

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi francez, Bacary Sagna, i cili është futbollist i lirë i është ofruar gjigantëve nga Serie A, Interit dhe Milanit.

34-vjeçari francez ka qenë pa klub që nga lirimi i tij nga skuadra e madhe angleze, Manchester City, në fund të sezonit të kaluar.


Megjithatë, sipas FcInterNews.it, mbrojtësi i djathtë është i gatshëm të përfundojë karrierën e tij në Itali apo më saktë në kampionati elitar, Serie A.

Nga Victor Valdes te Ibra: Formacioni më i mirë me lojtarët që janë pa kontratë (Foto)
Lexo po ashtu Nga Victor Valdes te Ibra: Formacioni më i mirë me lojtarët që janë pa kontratë (Foto)

Si i tillë, agjenti i francezit i ka njoftuar të dy klubet nga San Siro, Interin dhe Milanin se klienti i tij do të jetë i gatshëm të nënshkruajë për ta në qoftë se i jepet mundësia.

Sagna ka fituar Ligën Premier, Kupën FA dhe Kupën e Ligës në Angli

Medimi italiane pretendon se opsioni i preferuar i Sagnas do të ishte bashkimi me Interin e trajnerit italian, Luciano Spallettit.

Megjithatë, francezi është gjithashtu i hapur për mundësinë e nënshkrimit me Milanin e Vincenzo Montellas.

Zyrtare: Pas Navasit e Clichyt, City largon edhe dy futbollistë (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: Pas Navasit e Clichyt, City largon edhe dy futbollistë (Foto)

Gjatë karrierës së tij, Sagna ka luajtur edhe për skuadrën angleze, Arsenalin dhe atë franceze, Auxerre nga ku u transferua në Ligën Premier.

Në kohët e fundit, Torino gjithashtu kanë qenë të lidhur me sigurimin e nënshkrimit të tij, por një gjë e tillë nuk është materializuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori