Themeluesi i “Playboy”-t, Hugh Hefner ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
Në deklaratën e përcjellë nga revista që ai nisi të botonte në vitin 1953 nga kuzhina e shtëpisë së tij, thuhet se Hefner u shua qetësisht në shtratin e vet nga shkaqe natyrale.
Ajo që nisi si përpjekje e një njeriu të vetëm do të kthehej shumë shpejt në “markën” që përvijoi kulturën seksuale të shekullit XX. Modelet e bëshme të “Playboy”-t u shndërruan në objekt fantazie për miliona meshkuj, ndërsa Hefner sfidoi kështu hapur puritanizmin amerikan. Rolin e “playmate” e kanë interpretuar në vite edhe plot yje të Hollivudit. E para qe Marilyn Monroe.
Suksesi i revistës u përkthye shumë shpejt në një perandori të vërtetë biznesi që përfshinte kazino e klube nate. Manjati i veshur thuajse gjithmonë me rroba të mëndafshta që i ngjasonin pizhamave u bë i famshëm për stilin hedonik të jetesës dhe për faktin që dilte me lepurushet e “Playboy”-t e në disa raste, edhe martohej me to.
https://www.youtube.com/watch?v=Z89bJEX5YaA
Hefner pretendonte se kishte pasur marrëdhënie intime me mbi 1000 femra. Me gruan e tretë, Chrystal Harris, lidhi kurorë në vitin 2012, kur ishte 86 vjeç, ndërsa ajo ishte 60 vjet më e re.
Hugh Hefner praktikisht jetoi jetën që vetë e kishte portretizuar në revistën e tij. Vila e tij “Playboy Mansion” në Los Angeles, aty ku dhe vdiq i rrethuar nga miqtë, ishte mishërim i ëndrrës së një adoleshenti.
Feministët e sulmuan shumë me argumentin se i shndërronte vajzat në objekte, por Hefnerit i pëlqente të kujtohej si dikush që ndryshoi botën në mënyrë pozitive, qoftë edhe në një kontekst social intim. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nisin përgatitjet për Karnavalin “Golden Eagle” në Suharekë – artistë të shumtë pritet të performojnë për të pranishmit
Përse nuk e ka pranuar ftesën e Robertit për të shkuar në emision? – Përgjigjet Nora Istrefi
Gjyqtarja më tërheqëse në botë, Claudia Romani tregon të pasmet e saj me bikini mahnitëse
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251