LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti-Soumalainen: Kërkohen zgjedhje fer dhe demokratike

Ahmeti-Soumalainen: Kërkohen zgjedhje fer dhe demokratike

Kryetari i Bashkimit demokratik për integrim, Ali Ahmeti sot ka realizuar takim me ambasadoren e OSBE-së në vend, Nina Soumalainen, në të cilën ajo ka shprehur interes për procesin e zgjedhjeve lokale dhe fushatës zgjedhore, ligjin për përdorimin e gjuhëëe dhe përparimin e reformave në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftuan nga BDI, Ahmeti ka vlerësuar se procesi i fushatës zgjedhore po zhvillohet mirë dhe pa asnjë konflikt nga ana e pjesëmarrësve në garën për kryetarë koumne.

Sa i përket debatit për ligjin e gjuhëve, është theksuar se kanë ndërprerë procesin për shkak të mundësisë për keqpërdorim të Kuvendit për fushatë zgjedhore, ndërsa për reformat thuhet se janë plotësisht të përkushtuar në realizimin e tyre./Telegrafi/