LAJMI I FUNDIT:

Kompania PRG e gatshme të investojë 35 milionë dollarë në Kosovë

Kompania PRG e gatshme të investojë 35 milionë dollarë në Kosovë

Power Resurces Group (PRG) është kompania tjetër që interesohet të listohet si investitor strategjik në kuadër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritur në zyrë Kirk Adams, nga kompania “PRG”, e cila merret me përpunimin e metaleve – e gatshme t’i investojë 35 milionë dollarë në Kosovë.

“Është një lajm i mirë interesimi juaj për të investuar në vendin tonë. Republika e Kosovës është e vendosur t’i mbështetë investitorët e vet dhe tashmë ka një adresë për lehtësimin e procedurave”, ka thënë zëvendëskryeministri Dardan Gashi.

Nga ana tjetër, Kirk Adams, nga PRG-ja, e ka falënderuar ministrin Gashi për mbështetjen institucionale. “Javën e kaluar kemi hapur një impiant në Gostivar. Jemi të interesuar të investojmë në këtë fushë edhe në Kosovë”, ka thënë Kirk Adams nga PRG-ja.
PRG-ja, kompani për përpunimin e metaleve, pritet t’i punësojë 150 persona. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Kompania Turistike Shpejtimi
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Telegrafi Jobs
Lajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës

Lajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës

Prishtina Ticket
Kalo në kategori