Nexhmi Zeqiri, është një nga kardiologët e përfshirë në rastin ‘Stenta’ si i dyshuar se në spitalet private prej nga merrte paratë, i referonte pacientë nga sektori publik për t’iu kryer procedurat e koronarografisë dhe stentimit.
Mirëpo pavarësisht se ishte i arrestuar dhe ishte suspenduar nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ai vazhdon të punojë në Ordinancën Specialistike Internistike-Kardiologjike “Zemra”, në Podujevë e që është në pronësi të tij.
Zeqiraj vazhdon të pranojë pacientë në klinikën e tij, pa u penguar nga askush, ndërsa ka marrë licencë për ketë aktivitet më 17 mars të vitit 2015, pavarësisht akuzave ndaj tij.
Por, ky nuk është rasti i vetëm. Shumica nga kardiologët që ishin të përfshirë në rastin “Stenta”, kanë ordinancat e tyre private, ku dyshohet se kolegët e tyre ua referojnë pacientët, edhe për shërbime që mund të kryhen pa kurrfarë problemi në QKUK.
Kështu edhe ish Ministri i Shëndetësisë që ishte akuzuar për këtë rast, Ferid Agani ka klinikë private.
Agani ka në pronësi Ordinancën Neuropsikiatrisë/Psikilogjisë Klinikë “Studio Agani”, së cilës i është dhënë licenca më 14 gusht të vitit 2013.
Të tjerë doktor e që ishin të përfshirë në rastin ’Stenta” , e që kanë klinika private në qytete të ndryshme të Kosovës janë edhe: Petrit Ademaj, Afërdita Selmanaj, Nehat Rexhepaj, Rexhë Panxhaj, Florim Sadiku dhe Elfedin Muhaxheri.
Më 10 tetor 2014, Policia e Kosovës arrestoi punonjësit shëndetësorë Lulzim Brovina, Borçe Petrovski, Ali Hocaoglu, Astrit Bakiqi, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Eefedin Muhaxheri, Murat Abazi dhe Reshat Emra.
Ata dyshohen për veprat penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit dhe ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.
E në Kosovë funksionojnë gjithsej 1 mijë e 313 klinika private, qoftë ato ambulanca spitalore a klinika dentare, të gjinekologjisë e tjerë, por ka që operojnë edhe pa licencë, ndonëse nga Ministria e Shëndetësisë nuk përmendin raste të tilla.
“Në Kosovë janë të licencuara 1,313 klinika private. Licencimi i këtyre klinikave ka filluar prej vitit 2015 e deri tash”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.
Viti në të cilin janë dhënë më së shumti licenca është viti 2016, ku janë dhënë 354 licenca, pasuar nga viti 2015, ku janë licencuar 246 klinika.
“Në vitin 2012 janë licencuar 141 klinika, në 2013 janë licencuar 205, në 2014 kanë marrë licencë 221, në 2015 janë lic3ncuar 246 klinika, në 2016 janë licencuar 354 dhe deri në muajin gusht të vitit 2017 janë licencuar 133 klinika, ka thënë Hoti.
E në pyetjen e Gazetës Fjala se sa prej klinikave u është refuzuar licencimi, Hoti ka thënë se klinikat paraprakisht informohen për kriteret se a i plotësojnë a po jo dhe më pas aplikojnë, mirëpo ai ka shtuar se nëse gjatë procedurës i shkelin ligjet atëherë u refuzohet licencimi.
“MSh nuk i licencon subjektet, të cili nuk i plotësojnë kushtet sipas ligjeve në fuqi dhe se, themeluesit dhe aplikuesit për licencim, informohen në detaje paraprakisht nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim të institucioneve private shëndetësore se cilat kushte duhet t’i plotësojnë ata si në aspektin teknik ashtu edhe të personelit profesional që duhet të punojë në këto institucione”, ka thënë zëdhënësi i MSH-së. /Gazeta Fjala/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë