LAJMI I FUNDIT:

Arsenal 3-0 Bournemouth, vlerësimi i Xhakës dhe të tjerëve (Foto)

Arsenal 3-0 Bournemouth, vlerësimi i Xhakës dhe të tjerëve (Foto)
Welbeck festoi golin së bashku me Xhakën

Arsenali ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të kampionatit anglez, Ligës Premier.

Topçinjtë janë kthyer te fitoret në ndeshje ndaj Bournemouthit, pas dy humbjeve radhazi në kampionat.

Golat në këtë takim për skuadrën e Arsene Wengerit i shënuan Danny Welbeck (6’, 50’) dhe Alexandre Lacazette (27’).


Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje padyshim se ishte Welbeck, i cili u notua me notë 9.0, ndërsa nota më e ulët shkoi për Ryan Fraser që u notua me 5.6.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, që u notua me 7.4. /Telegrafi/

Arsenal:

Shkëlqyen edhe Lacazette dhe Kolasinac

Bournemouth: 

Dështuan edhe Mings dhe Smith