LAJMI I FUNDIT:

“Asamoaha do kalimin te Galatasaray”

“Asamoaha do kalimin te Galatasaray”
Asa ka fituar gjtithçka te Juve

Kwadwo Asamoah dëshiron kalimin te Galatasaray, por Juventus nuk është duke arritur të gjej zëvendësues. 

Lojtari ka marrëveshje me klubin turk, ndërsa edhe klubet kanë marrëveshje mes tyre.


Situata e Leonardo Spinazzolas, ka bërë që lojtari të mbetet ende te Juve, pasi Atalanta po refuzon ta lëshojë.

“Ai dëshiron të bashkohet me Galatasarayn, por Juve nuk po gjen zëvendësues”, ka thënë agjenti Federico Pastorello për Sportitalia.

“Me situatën e Spinazzolaa që ka stopuar, me gjasë nuk do ta lejojë të largohet”.

Pastorello po ashtu ka folur edhe për lojtarin tjetër të tij, Antonio Candrevan, duke thënë se ai do të qëndrojë në Inter./ Telegrafi/