LAJMI I FUNDIT:

“Game of Thrones”, ‘hacker’-at sigurojnë të dhënat personale të aktorëve

“Game of Thrones”, ‘hacker’-at sigurojnë të dhënat personale të aktorëve

Piratët kompjuterikë që sulmuan rrjetin televiziv amerikan “HBO”, publikuan këtë të martë numrat personalë të telefonave të aktorëve të “Game of Thrones”, adresat e tyre të “e-mail”-eve, si dhe dorëshkrime, në vjedhjen më të fundit të të dhënave nga kjo kompani, e tashmë kërkojnë një shpërblim disa milionë dollarësh për të mos publikuar të gjitha episodet e këtij seriali.

Në një video 5-minutëshe të publikuar nga dikush që e quan veten “Zoti Smith”, drejtuar shefit ekzekutiv të “HBO”-së Richard Plepler, piratët kibernetikë (hackers) i kërkojë rrjetit televiziv të paguajë shpërblimin brenda 3 ditësh, ose ata do të nxjerrin “online” episodet e mbetura dhe të dhëna konfidenciale të korporatës, që ata pretendojnë se i zotërojnë përmes vjedhjes.

Nathalie Emmanuel i heq të gjitha para Jakobi Anderson, sjellin skena erotike në "Game of Thrones" (Foto, +18)
Lexo po ashtu Nathalie Emmanuel i heq të gjitha para Jakobi Anderson, sjellin skena erotike në "Game of Thrones" (Foto, +18)

“Hacker”-at pretendojnë gjithashtu se kanë rrëmbyer rreth 1.5 TB (terabyte) materiale, e barazvlefshme me të gjithë setin e shfaqjeve të serisë “Game of Thrones”, apo me miliona dokumente, por “HBO” këmbëngul se nuk e beson që i gjithë sistemi i “e-mail”-eve të kompanisë të jetë kompromentuar, edhe pse e ka pranuar vjedhjen e pronës së saj intelektuale.


“HBO” ka shtuar se po vazhdon hetimet dhe po bashkëpunon me policinë dhe ekspertë të sigurisë kibernetike.

Të gjitha lajmet rreth serialit 'Game of Thrones'
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth serialit 'Game of Thrones'

“Hacker”-at kanë kërkuar “pagat 6-mujore të tyre në bitcoin”, duke pretenduar se ata fitojnë nga 12 milionë dollarë deri në 15 milionë dollarë në vit nga shantazhimi i organizatave, rrjetet e të cilave kanë mundur t’i thyejnë. Ata kanë saktësuar gjithashtu se për çdo veprim duhet të merren vesh drejtpërdrejt me “Richard”-in dhe duhet të dërgojnë vetëm një “letër” të detajuar me mënyrën sesi do të paguajnë shpërblimin. Bashkë me videon, “hacker”-at kanë publikuar edhe 3.4 GB materiale. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Kalo në kategori