Klementin Mile
Ndërsa ishim ulur në lokalin e shkollës për të bërë një pauzë nga punët e ditës, kolegu im iu lut kamerierit ta ndryshonte muzikën në sfond. Muzika që luhej ishte nga Taylor Swift, një këngëtare amerikane shumë e re dhe po aq e famshme sot. Në lokal gjendeshin pak njerëz, çka e justifikonte lutjen tonë për ndryshimin e muzikës. Kamerieri pranoi dhe kolegu u ngrit të vendoste një listë këngësh nga banda muzikore angleze, Radiohead.
Ajo që vumë re menjëherë pasi tingujt e Radiohead mbushën hapësirën e lokalit, qe shqetësimi në fytyrat e kamerierëve dhe parehatia e atyre pak studentëve të pranishëm. Diçka në atë muzikë dukej t’i kishte goditur, dukej t’i kishte nxjerrë nga gjendja normale e tyre. Shqetësimi në fytyrat e tyre nuk u ul, përkundrazi nisi të rritej me përfundimin e këngës së parë dhe fillimin e tjetrës. Ky dukej të ishte një shqetësim që nuk ulej prej familjarizimit me gjënë që e shkaktonte.
Por, çfarë ishte kjo gjë dhe pse nuk e gjenin te Taylor Swift, te Rihana, te Nicki Minaj, te Noizy apo të tjerë këngëtarë që i dëgjonin krejt të qetë, madje të entuziazmuar nga tingujt e tyre? A mos ishte kjo një gjë e lidhur me mënyrën se si bëjnë muzikë Radiohead, me filozofinë e tyre, çka është krejt e pangjashme me atë të të tjerëve?
Në fakt po. Radiohead është një grup muzikor fenomenologjik. Si të gjithë fenomenologët, Radiohead i përmbahen parimit “të shkojmë drejt gjërave!” E kjo do të thotë të eksplorosh përvoja për të cilat mund të mos jetë shpikur ende një emër, një koncept apo një teori. Ose do të thotë të eksplorosh përvoja thellësisht personale, të cilat vlejnë për ty për aq sa ti vlen si njeri. Me fjalë të tjera, fenomenologu priret të zbulojë gjërat, para se ato të mbulohen me fjalë. Fenomenologu zbulon përvojën e virgjër të realitetit, pa zhvilluar analiza dhe pa përdorur klishe që do ta zhvirgjëronin këtë përvojë duke e transformuar nga pragmata (gjërat) në dogmata (fjalët).
‘Gjërat’ janë gjëja që sjell shqetësim te të rinjtë kur dëgjojnë një grup fenomenologjik si Radiohead. ‘Fjalët’ janë gjëja që i qetëson dhe siguron kur dëgjojnë muzikën e këngëtarëve dhe grupeve të tjera si Taylor Swift. Fjalët qetësojnë, sepse janë mënyra të zakonshme të të parit të gjërave; janë mënyra të përdorura nga të tjerët dhe prej shumë kohësh tashmë; janë konvencione dhe klishe. Fjalët konvencionale e tradhtojnë përvojën autentike, na largojnë nga gjërat dhe realiteti (res: gjëra) dhe ky është çmimi që paguajmë për të mos u shqetësuar.
Radiohead, në mënyrë tipike fenomenologjike, na drejtojnë te gjërat, te realiteti dhe nuk na lejojnë të na kapë letargjia, optimizmi i kotë ose cinizmi i pajustifikuar. Radiohead i tmerron ata që kanë frikë ta shohin veten në pasqyrë, që kanë frikë të përballen me përvojat autentike të vetes. Gjërat më intime tonat janë përjetimet që nuk u vëmë dot emër. Gjithçka tjetër është sipërfaqësore dhe mund të konceptohet, analizohet, teorizohet me fjalë, konvencione dhe klishe. Për këtë të fundit kujdeset shoqëria, e cila i jep famë Taylor Swiftëve të kësaj bote.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë