LAJMI I FUNDIT:

Hapi i fundit i Putinit tregon se sa i pashpresë është bërë

Hapi i fundit i Putinit tregon se sa i pashpresë është bërë

Burimi: Tha Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Pavarësisht alarmit të disa mediave perëndimore, nuk jemi në terrenin e Krizës Raketore Kubane [të vitit 1962] kur u vendosën dy anije luftarake dhe dy anije mbështetëse detare të Rusisë në Havanë. Nëndetësja Kazan me energji bërthamore, është padyshim një nga anijet më të fuqishme në flotën e Moskës, por në realitet nuk është nëndetësja për të cilën duhet të shqetësoheni.

Dislokimi është deklaratë politike, jo kërcënim i vërtetë ushtarak. Synon të forcojë lidhjet me Kubën, në kohën kur Vladimir Putini ka nevojë për gjithë aleatët që mund të marrë, madje edhe diçka kot në Karaibe. Është gjithashtu shfaqje e forcës që synon të demonstrojë aftësinë e Rusisë për të projektuar fuqinë detare në mbarë botën. Por, me gjysmën e flotës që përbëhet nga cisternat e karburantit dhe anijet e shpëtimit, ajo flotë nuk është shumë mbresëlënëse.


Mënyra se si Putini shpreson të rijetojë “ditët e lavdisë” së Luftës së Ftohtë, është thjesht hije e llojit të forcës të cilën Bashkimi Sovjetik ishte në gjendje të shkaktonte në kulmin e vet. Rusia sot nuk mund të shpresojë të sfidojë marinën amerikane, askund në botë, sidomos jashtë bregut të saj lindor. Mos harroni se, edhe në ujërat e veta, Flota e Detit të Zi është goditur nga një shtet pa marinë. Duke përdorur kombinimin e raketave të furnizuara nga Perëndimi dhe të prodhuara në vend, plus dron-anijet e ngarkuara me eksploziv, Ukraina pretendon se ka dëmtuar rëndë ose ka fundosur një të tretën e flotës.

Megjithatë, ka dyshime për qëllimin që qëndron prapa këtij dislokimi. Vizita në Havanë do të pasohet nga stërvitja ajrore dhe detare, në shkallë të gjerë dhe shumëkombëshe në Karaibe, e para të cilën Rusia ka organizuar në pesë vjet. Deri tash, vetëm kërcënimet e zemëruara janë përhapur nga Kremlini, si reagim ndaj vijave të shumta të kuqe të cilat janë kapërcyer nga mbështetësit perëndimorë të Ukrainës. Por, tani, për herë të parë, Amerika ka lejuar që raketat me rreze të gjatë, të furnizuara nga ShBA-ja, të hidhen në objektivat brenda territorit rus dhe duket se numri i parë i aeroplanëve luftarakë F-16, të pilotuar nga ukrainasit, brenda disa javëve mund të ngrihen në qiell. Anijet ruse duket se janë pjesë e shfaqjes që synon tronditjen e kundërshtarëve perëndimorë të Putinit dhe të minojë vendosmërinë e tyre.

Të kthjellët për këtë dredhi, amerikanët kanë bërë të pamundurën për t’u treguar indiferentë dhe për ta shpjeguar. Në mënyrë që dikush të mos mendonte se shfaqja e anijeve luftarake ruse 145 kilometra nga brigjet e ShBA-së, në ndonjë mënyrë mund të jetë pasqyrim i dobësisë së Joe Bidenin, një zëdhënës i Pentagonit u mundua të na kujtonte se “këto janë vizita rutinore detare të cilat i kemi parë nën administratat e ndryshme “.

Pavarësisht fjalëve të tilla qetësuese, kjo ngjarje tashmë ka shkaktuar një nivel frike në ShBA, me krahasimet e gabuara me Krizën Raketore Kubane të vitit 1962 dhe shqetësimin për raketat hipersonike Zircon të cilat supozohen se janë të pamposhtura dhe që gjenden në njërën prej anijeve. Shqetësimi i tillë është krejtësisht i gabuar.

Përpjekja për shfaqjen e forcës së Rusisë, në të vërtetë është demonstrim i dobësisë së Putinit. Ai herë pas here nuk ka qenë në gjendje të ndalojë Perëndimin të kapërcejë vijat e tij të kuqe, ndërsa ofensiva e Harkivit ka ngecur. Këto taktika të dështuara të frikësimit tregojnë se sa pak letra i kanë mbetur për të luajtur.

Të gjitha shenjat tregojnë se Putini tani dëshiron të shohë fundin e luftës të cilën e filloi; jo më larg se në janar, në rast se Donald Trumpi i paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm hyn në Shtëpinë e Bardhë. Shpresa e tij më e mirë është që Joe Bideni të përpiqet të ushtrojë presion mbi Kievin për të rënë dakord për armëpushim në kohën e zgjedhjeve në ShBA, duke lejuar Bidenin të paraqitet si një paqebërës – edhe pse kjo do sipas kushteve të Putinit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gazetarja e televizionit serb e thotë në një transmetim Live:

Gazetarja e televizionit serb e thotë në një transmetim Live: "U shënua 29 vjetori i gjenocidit kundër boshnjakëve të Srebrenicës"

Serbia
Nëse Biden largohet, çfarë ndodh me paratë e tij?

Nëse Biden largohet, çfarë ndodh me paratë e tij?

Amerika
SHBA-ja dhe Gjermania zbulojnë planin rus - Moska planifikon ta vras shefin e fabrikës më të madhe gjermane të armëve

SHBA-ja dhe Gjermania zbulojnë planin rus - Moska planifikon ta vras shefin e fabrikës më të madhe gjermane të armëve

Evropa
Djali i tij është sensacioni i Euro 2024, por babai i Yamalit e tepron me deklaratën për Messin

Djali i tij është sensacioni i Euro 2024, por babai i Yamalit e tepron me deklaratën për Messin

La Liga
Pse Hansi Flick kërkesën e parë për lojtarët e tij te Barcelona e kishte për rregullimin e dhëmbëve

Pse Hansi Flick kërkesën e parë për lojtarët e tij te Barcelona e kishte për rregullimin e dhëmbëve

La Liga
UEFA zyrtarizon renditjen e re të klubeve - shumë befasi në top 20

UEFA zyrtarizon renditjen e re të klubeve - shumë befasi në top 20

Ndërkombëtare
Kalo në kategori