Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, takoi ekipin organizativ të festivalit të rrushit dhe verës Hardhfest.
Në këtë takim, u diskutua për përgatitjet e deritanishme për edicionin e sivjetshëm të festivalit dhe risitë që do të ketë. U vlerësua fakti se hapësira ku organizohet festivali tashmë me investimet e MBPZHR-së dhe Komunës së Rahovecit, po rregullohet dhe punimet po shkojnë mirë.
Ministri Krasniqi konfirmoi se edhe këtë vit ministria do të vazhdojë të mbështesë organizimin e festivalit, i cili tashmë ka arritur të masivizohet dhe të bëhet një prej festivaleve më të rëndësishme në vend, dhe një destinacion për shumë të huaj.
Nga ana tjetër, organizatorët e festivalit falënderuan ministrinë për mbështetjen dhe informuan për përgatitjet që po bëjnë që ky edicion të jetë edhe më masiv dhe më sa më shumë aktivitete promovuese për verën dhe rrushin. Këtë vit, sipas tyre, një aspekt i rëndësishëm do t’i kushtohet promovimit të turizmit. Kjo do të bëhet duke organizuar, gjatë gjithë festivalit, ekspedita nëpër vreshta.
Hardhfest këtë vit fillon me 7 shtator dhe do të zgjasë deri më datë 10 shtator. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit
"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron