LAJMI I FUNDIT:

Seedorf në shënjestër të Kombëtares Shqiptare

Seedorf në shënjestër të Kombëtares Shqiptare

Pak ditë kanë mbetur nga zyrtarizimi i trajnerit të ri të përfaqësueses së Shqipërisë. Top Channel ka mësuar se takimet, mesa duket janë mbyllur ditën e martë me Luigi De Canion, si një prej disa emrave që presidenti Armand Duka ka takuar dhe intervistuar që nga momenti kur është larguar Gianni De Biasi.

Trajneri i Udineses është një ndër ata trajnerë të grupit të eksperiencës, duke qenë se ka drejtuar një sërë klubesh në Itali dhe jashtë vendit, mes tyre Napoli, Genoa, Catania, Reggina, Siena, Queens Park Rangers, e të tjerë.


Ndërkohë, i preferuari i presidentit të FSHF-së mbetet Clarence Seedorf, ish-lojtari dhe trajneri i Milanit, i cili ka lënë një përshtypje shumë të mirë në grupin e intervistuesve. Përveç kësaj është më pak i interesuar për paratë, duke qenë se i ofrohet një skuadër përfaqësuese për herë të parë, e kjo është një sfidë mbi financat, sidomos për një ish-futbollist, që paralelisht është edhe biznesmen.

Walter Zenga shprehet i gatshëm ta marrë drejtimin e Shqipërisë
Lexo po ashtu Walter Zenga shprehet i gatshëm ta marrë drejtimin e Shqipërisë

Megjithatë, Seedorf është pjesë e trajnerëve pa eksperiencë, por një futbollist me shumë përvojë dhe me një CV të pasur, me dy fakultete, njëri prej tyre edhe “Bocconi” i famshëm i Milanos. Diçka më prapa dy emrave të parë, por brenda pretendentëve, mbetet Christian Panucci, i cili gjithashtu njihet për eksperiencën e tij tepër të vyer si futbollist dhe si një emër i madh në fushat e blerta më shumë sesa si trajner, pavarësisht se ka qenë zëvendësi i Capellos te Rusia, e më pas në kampionatin italian ka drejtuar Livornon dhe Ternanën.

Me shumë mundësi, trajneri do të jetë njëri prej këtyre emrave, duke qenë se të 3 kandidaturat kanë pranuar edhe shifrën e ofruar nga FSHF-ja, për rreth 350 mijë euro në vit, për një kontratë dy vite e gjysmë, pra deri në përfundim të kualifikueseve të Evropianit 2020.

Tani që janë plotësuar të gjitha kushtet nga disa prej alternativave kryesore, mbetet në dorën e presidentit dhe stafit të tij, për të vendosur mes eksperiencës, apo emrit të madh.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori