A do të jetë shqipja pjesë e ligjeve prioritare të Qeverisë së Maqedonisë?
Partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleanca për Shqiptarët, që janë pjesë e koalicionit qeveritar, nuk japin detaje nëse në programin aksional të Qeverisë është përfshirë edhe miratimi i një ligji të ri për përdorimin e gjuhës së bashkësive etnike, në rastin konkret të gjuhës shqipe. Ato thonë se programi qeveritar ka përfshirë edhe pikat programore të partive shqiptare, por pa saktësuar përmbajtjen apo afatin e miratimit të tyre.
“Vlerësuan punën e mirë që është bërë deri më tani. Bëmë një bilanc të të gjitha programeve zgjedhore të partive politike, me ç’rast konstatuan se një pjesë e atyre përcaktimeve veç më janë përfshirë në programin e punës së Qeverisë së Maqedonisë”, deklaroi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas një takimi të partive politike shqiptare ku është diskutuar për deklaratën e përbashkët që ishte arritur me ndihmën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Detaje tjera nga ky takim nuk janë dhënë, përveç thirrjes drejtuar Lëvizjes Besa, që edhe ajo të jetë pjesë e takimeve të tilla dhe të drejtojë Komisionin për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me shqyrtimin e proceseve gjyqësore ndaj shqiptarëve, që besohet të jenë të montuara si rasti “Monstra”, “Kumanova”, “Sopoti”, Brodeci”, e të tjera.
Por, nga Lëvizja Besa, paraprakisht kishin bërë të ditur se nuk marrin pjesë në këtë takim të cilin e kanë quajtur teatër. Kjo parti, që është opozita më e madhe shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë, ka kërkuar që takimi në mbahet në Kuvend mes grupeve parlamentare, me dy pika të rendit të ditës, “shqyrtimin e një raporti me shkrim nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, se çfarë është përfshirë në programin qeveritar nga Deklarata e Përbashkët e Partive Politike Shqiptare në Maqedoni dhe me çfarë dinamike do të realizohet ajo”, si dhe pika e dytë që kërkon “hartimin e planit për propozim-ligjin e gjuhës shqipe dhe krijimin e grupeve të punës për përpilimin e tij”.
Ekspertët, nga ana tjetër thonë se Ligji për gjuhët duhet të jetë ndër ligjet me prioritet për Qeverinë, pasi pikërisht për këtë edhe pati polemika e tensione të shumta në skenën politike që çuan edhe në dhunë në Kuvend më 27 prill.
“Mendoj se partitë politike shqiptare nëse këto çështje nuk do të mund ta vendosin në rend dite të atyre ligjeve që janë me prioritet dhe të miratohen nga ana e Kuvendit, sigurisht se do të jetë dështim i politikës së tyre dhe besoj se ato subjekte duhet të distancohen pasi kanë bërë premtime për të realizuar një gjë të tillë”.
“Pavarësisht se tentohet që t’i vihet hije kësaj, unë mendoj se është momenti i radhës që partitë të insistojnë në miratimin e ligjit për gjuhët nga ana e Kuvendit të Maqedonisë, në të kundërtën do të kemi kthim pas nga e gjithë ajo që është folur deri më tani”, thotë Besa Kadriu, njohëse e çështjeve juridike.
Deklarata e partive politike shqiptare, e njohur ndryshe si “Platforma e Tiranës”, parasheh zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në nivel të Republikës, e barabartë me gjuhën maqedonase, përdorimin e simboleve kombëtare, rritjen e përfaqësimit në institucionet shtetërore, zbardhjen e shumë proceseve gjyqësore të dyshimta, politikën e fqinjësisë së mirë, përshpejtimin e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian si dhe një sërë çështjesh tjera që kanë të bëjnë me të drejtat etnike dhe konsolidimin e institucioneve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë