LAJMI I FUNDIT:

Nëse dështon Perisic, Unitedi ka gati ‘sulmin’ për Bernardeschin

Nëse dështon Perisic, Unitedi ka gati ‘sulmin’ për Bernardeschin

Manchester United mund t’i kthehet talentit të Fiorentinës, Federico Bernardeschi nëse Interi nuk e ul çmimin prej 55 milionë euro për Ivan Perisicin.

Jose Mourinho e ka ndjekur me endje reprezentuesin e Kroacisë, Perisic, për muaj me radhë, por Nerazzurët janë të vendosur të marrin 55 milionë euro për shitjen e tij.


Përveç Perisicit, Mourinho dëshiron edhe yllin tjetër të Interit
Lexo po ashtu Përveç Perisicit, Mourinho dëshiron edhe yllin tjetër të Interit

Sipas Mediaset Premium, skuadra nga Liga Premier është duke përgatitur planin B dhe kjo gjithashtu do të përfshijë një klub të Serie A.

Objektivi tjetër në listë është reprezentuesi i Italisë U-21, Bernardeschi, i cili refuzon të nënshkruajë kontratën e re me Fiorentinën.

Marrëveshja e tij e tanishme skadon në qershor të vitit 2018, por Viola ende kërkon 50 milionë euro për 23-vjeçarin.

Unitedi provon përsëri për Nainggolan, i ofron super-pagë  
Lexo po ashtu Unitedi provon përsëri për Nainggolan, i ofron super-pagë  

Juventusi aktualisht janë favoritët për Bernardeschi dhe janë përgatitur të ofrojnë 40 milionë euro plus bonuse gjatë ditëve të ardhshme.

Megjithatë, Chelsea janë gjithashtu të interesuar dhe Fiorentina do të shiste më shumë jashtë vendit sesa të përforcojë rivalët e tyre të hidhur të Serie A.

Këtë sezon, Bernardeschi kontribuoi me 14 gola dhe pesë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat për Violën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori