LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: AKR asnjëherë nuk do ta keqpërdorë paranë e qytetarit

Pacolli: AKR asnjëherë nuk do ta keqpërdorë paranë e qytetarit

Aleanca Kosova e Re (AKR) të martën mbajti një takim me qytetarë dhe struktura të partisë në Deçan, gjatë të cilit është prezantuar programi i kësaj partie.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se më 11 qershor është obligim jetësor i secilit qytetar që të votojë për subjektin që e konsideron të duhur, dhe se AKR do të ketë mirëqenien e qytetarëve prioritet kryesor.


“Synimi ynë është mirëqenia e qytetarëve. Është trajtimi në mënyrë dinjitoze i qytetarëve. Të punojmë ta kryejmë punën tonë me moral të lartë dhe të punojmë në funksionim të ligjit. Me programet tona ne do të arrijmë rritje ekonomike 8 për qind që do të thotë rreth 60-70mijë të punësuar”, tha Pacolli.

Ai u shpreh se kanë për synim formimin e tregut mbarë-shqiptar.

“Në këtë qeverisje bashkë me partnerin tonë LDK-në, kemi paraparë edhe rregullime të marrëdhënieve tatimore”, u shpreh kreu i AKR-së.

Ai për këtë çështje tha se duhet të rregullohet politika ekonomike për importin dhe eksportin, për të liruar veprimtarinë ekonomike vendore në Kosovë nga disa tatime, që sipas tij, nuk kanë kuptim.

Funksionimi i Trepçës, implementimi i PPP-ve si dhe shndërrimi i Agjensionit të Participimit, Pacolli tha se janë ndër pikat kyçe të programit që ata kanë hartuar.

“Ne besojmë shumë te realiteti për të punuar. Nëse arrijmë që investitorëve t’iu ofrojmë siguri dhe ambient të përshtatshëm pune ata do të vijnë dhe të sjellin potencialin e tyre në Kosovë pasi që këtu e kanë fuqinë punëtore më të lirë”, tha ai.

Për rininë Pacolli tha se duhet të ketë më shumë punë dhe më pak fjalë. Me qeverisjen e tij, ai shtoi se Ministrinë e Mirëqenies Sociale do ta kthejnë në një ministri pro-aktive.

Presidenti i AKR-së premtoi se partia që ai drejton asnjëherë nuk do ta keqpërdorë paranë e qytetarit./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Kalo në kategori