LAJMI I FUNDIT:

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifogrupi i kombëtares së Shqipërisë të njohur me emrin si ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Federatës së Futbolit të Shqipërisë për të shpallur kandidaturën e përbashkët me Serbinë për organizimin e Euro 2027 për grupmoshat U21.

Para gati më shumë se dy jave, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, kishte konfirmuar kandidaturën e përbashkët të Shqipërisë me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian 2027 për grupmoshat U21.

Arsyetimi i Dukës mbi këtë ishte se Shqipëria nuk i plotëson kushtet elementare për organizimin e kësaj ngjarje.

Ai kishte thënë se duhet angazhim i madh i dy qeverive të dy vendeve respektive, madje e kishte cilësuar si “lajm të mirë” për popullin shqiptar dhe atë serb.

I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21
Lexo po ashtu I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

Ky njoftim nuk ishte pritur aspak mirë nga tifozët shqiptar anembanë botës dhe tani ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë ndërmarrë një nismë për të shprehur mllefin e tyre ndaj këtij vendimi të FSHF-së.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë ngjyrosur me të kuqe rrugët pranë zyrave të FSHF-së, si dhe kanë ngjitur disa fotografi të luftës dhe gjenocidit që ushtria serbe ka ushtruar në popullin e Kosovës.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal.

Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, thuhej në postimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Përfaqësueset
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Angli: Bellingham lojtar i ndeshjes, Kane dëshpëron

Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Angli: Bellingham lojtar i ndeshjes, Kane dëshpëron

Përfaqësueset
Kalo në kategori