Autori i vrasjes së portugezit i rrethuar nga policia, familjarët “shpërthejnë” kur mbërrin në gjykatë

Vijon në Gjykatën e Sarandës seanca për caktimin e masave të sigurisë për 11 personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugez, Luis Mendes.
Në momentin e ardhjes së të arrestuarve, të afërm të Sokrat Vatës, i cili është autori i dyshuar i ngjarjes, po prisnin jashtë ambienteve të gjykatës.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel jashtë gjykatës, një grua dëgjohet duke iu drejtuar Vatës: “Sokrat, jemi këtu o shpirt”.
Ndërsa një tjetër person, një burrë, e thërret në gjuhën turke: “Sokrat, abi”, që në shqip do të thotë “Sokrat, vëlla”.Të arrestuarit janë shoqëruar në Gjykatën e Sarandës nën masa të rrepta sigurie nga forcat “Shqiponja” dhe FNSH-ja.
Sokrat Vata akuzohet për vrasje, ndërsa ndaj 10 personave të tjerë janë ngritur akuza të ndryshme, përfshirë “përkrahje të autorit të krimit”, “moskallëzim krimi” dhe “mosmarrja e masave për ndërprerjen e paligjshmërisë”.
Seanca për caktimin e masave të sigurisë vijon prej shumë ore.
- YouTube www.youtube.com





































