Xhylije Ibrahimi
Nuk e kam fjalën për lojën me shamia, as për lojën me kapuça si traditë popullore, por për lojën e politikës me elemente kombëtare e fetare. Tani që është caktuar data e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, kanë filluar shumë lojëra me popullin. Një qytetar modest i kësaj shoqërie, mbase i pa vërejtshëm në jetën normale, më tha se kishte ngelur i habitur se sa shumë politikanë e kanë përshëndetur këto ditë. “Më pyetën për vete, për familjen, madje edhe për fëmijët, për gjithçka. Eu, thashë me vete, se sa i rëndësishëm paskam qenë e nuk e paskam ditur deri më tani”. Madje, ishte befasuar edhe me premtimet që i kishin dhënë: “I rregullojmë të gjitha, vetëm na ndihmo që t`i fitojmë zgjedhjet”!
Eu, sa hipokritë që janë këta njerëzit e politikës. Deri dje nuk na shihnin fare kur kalonin rastësisht pranë nesh, sepse ne nuk jemi për ata më shumë se disa buburreca që lëvizin rrugëve të njëjta, ku ata na anashkalojnë me vetura të zeza dhe madje, ndonjëherë edhe nga fyejnë nëpër dhëmbë nëse rastësisht dhe pa dashje i pengojmë lëvizjet e tyre kur jemi duke u rropatur për ekzistencën tonë.
Siç thashë më lart, në lojë për vota e për fitore po përdoren edhe kapuçat e shamitë. Të kuptohemi drejt: nuk jam kundër kapuçit, sepse e ka bartur me krenari edhe babai im dhe paraardhësit tjerë të mi, e as nuk jam kundër shamisë, sepse e bart edhe nëna ime – madje edhe unë kam kryer dikur mësim fetar – por, jam kundër përdorimit të këtyre simboleve për qëllime politike.
Merita për përfshirjen e femrave me mbulesë në politikë i takon Partisë së Drejtësisë të Ferid Aganit, të tjerët e kanë hipokrizi. Nuk e bëjnë këtë për barazi. Në këto zgjedhje, sikur është hapur një garë se kush më shumë po rekruton shami në listat zgjedhore. “Loja me shamia” ka marrë hov kësaj here në të gjitha subjektet politike. E dinë se mund të sjellin më shumë vota. Populli e konsideron shaminë si simbol të ndershmërisë së një gruaje.
Megjithatë, kjo është e drejta e tyre.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm vetë dhe të mos mashtrohen nga premtimet boshe të politikanëve që tashmë i kanë sprovuar. Ata bëhen bashkë për pushtet, për karrige, për privilegje, për t`u diferencuar prej nivelit popullor. Do t`i shihni nesër të njëjtit njerëz se si do të sillen me ju. As nuk do të keni rast me fol me ta, se lëre më të kenë durimin për të dëgjuar një hall tuajin. Duhet të prisni edhe katër vjet të tjera, nëse mandati nuk shkurtohet si kësaj here, për t`i parë e për t`i takuar të njëjtat fytyra. “Nuk jemi pa moti”, do t`ju thonë.
Para se të shkoni te kutitë, mos harroni të bëni një rishikim të rrugës së atyre që do t`i votoni, për t`u bindur se kush kanë qenë e kush janë tani. Sa janë të pasur tani dhe si kanë qenë dikur, sa veta nga familjarët, miqtë, fara dhe fisi i tyre i kanë punësuar e të tjera e të tjera, sepse vetëm këtu e shihni fytyrën e vërtetë të politikanëve, jo tek fjalët e bukura që thonë.
Edhe ata (ato) që flasin për barazi gjinore, dijeni se këtë e kanë vetëm retorikë. Nuk lënë konkurs pa prishur deri sa të vendosin njerëzit e tyre në një pozitë, pavarësisht se kundër kandidati është femër, madje me përgatitje më të lartë shkollore. Kjo më ka ndodhur edhe mua personalisht, nga ata njerëz të cilëve u kam besuar. Çuditërisht, nga ata që barazinë gjinore e kanë moto të fitoreve. Përralla.
Këto përralla do të provojnë të na i shesin sërish. Unë nuk u besoj më. Ju veproni si të doni, por gabimi është i juaji nëse zhgënjeheni përsëri. Na pengojnë në realizimin e të drejtave tona. Nuk ka rëndësi nëse në shkollë ke qenë në mesin e më të mirëve, në konkurset për një vend pune, mundesh nga një kandidat shumë më i dobët dhe më me pak shkollim. Përparësia është tek ai që ka lidhje me politikanët, jo tek ai që ka më shumë shkollë e dije. Madje, po u ankove, herën tjetër të renditin të fundit.
Shumica prej nesh jemi lodhur nga këto lojëra. Këta politikanë na e kanë humbur shpresën për vete dhe për fëmijët tanë, na e kanë zbehur dashurinë ndaj vendit tonë. Dhe tani përsëri na dalin përpara të njëjtat fytyra dhe përpiqen të shitën si engjëj. Kërkojnë besimin tonë edhe njëherë. Luajnë me shami e me kapuça. A duhet t`iu besojmë sërish të njëjtëve? Unë e di për vete, ju vendosni vetë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?